BE gjobit Poloninë €1milionë çdo ditë për kohëzgjatjen e konfliktit në drejtësi (fotot)

27/10/2021 18:16

Gjykata më e lartë e BE i ka kërkuar Polonisë të paguajë një gjobë të përditshme prej 1 milionë euro për konfliktin e reformës vendase në drejtësi.

Në fillim të vitit Polonisë i ishte kërkuar të pezullonte një dhomë auditimi të kontestuar të sistemit të saj gjyqësor, por ajo nuk e ka bërë këtë.

Varshava thotë se kërkesa e BE është mes disa të tillave që kërkojnë të dobësojnë sistemin gjyqësor kombëtar në favor të kalimit të jurisdiksionit te Brukseli.

Këtë muaj Gjykata Kushtetuese e Polonisë zemëroi liderët e BE duke refuzuar përparësinë e ligjeve themelore evropiane në vend, para atyre polake.

Vendimi thoshte se ligji i BE nuk përputhej me kushtetutën e Polonisë, çka bëri që kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ta komentonte lëvizjen si “sfidë e drejtpërdrejtë ndaj unitetit të rendit ligjor të BE”.

Një sondazh i sotëm sugjeronte se 40.8% e polakëve besonin se qeveria duhet t’i hapte rrugë BE, ndërsa shumica nuk preferonin ta bënin.  32.5% mendonin se duhej gjetur një kompromis.

Ndërsa debati me BE për reformën në drejtësi ka të bëjë me një dhomë të sistemit gjyqësor polak që ka fuqi disiplinuese ndaj gjykatësve dhe mund të anullojë gjykimet e tyre.

Kritikët thonë se dhoma e veçantë e Gjykatës së Lartë të vendit mund të përdoret kundër gjykatësve të veçantë, ndërsa mbështetësit thonë se ajo është një tjetër filtër për dhenien e drejtësisë cilësore.

Prej korrikut Gjykata Evropian tha se Polonia duhet të pezullojë këtë dhomë pasi nuk është as e pavarur dhe as e paanshme.

Por kryeministri polak ka thënë se dhoma nuk do të mbyllet në formën e saj aktuale dhe insiston se institucionet e BE nuk kanë të drejtë t’i tregojnë Varshavës si të organizojë sistemin e saj gjyqësor.

Qeveria konservatore-nacionaliste e Polonisë gjithashtu është urdhëruar të paguajë një tjetër gjobë prej €500,000 në ditë pas mos-mbylljen e minierës gjigante dhe termocentralit në Turov, pranë kufirit me Gjeraninë e Çekinë, por Polonia përsëri ka refuzuar duke e quajtur vendimin arbitrar.

FOTO GALERI
1/5
Mateusz Morawiecki ka paralajmëruar Bashkimin Evropian të mosmbajë “armën në kokën tonë”

Top Channel