Mesazhi i fortë i Norvegjisë për Putin: Moska nuk mund të vendosë për lëvizjet e NATO-s 17/11 23:01
Apple ka pësuar një ndërprerje të madhe të shërbimeve të saj sot, duke lënë mijëra përdorues pa qasje në iCloud, Apple Pay dhe shërbime të tjera.
Kompania konfirmoi se shkaku nuk ishte një sulm kibernetik, por një përditësim i brendshëm që shkaktoi defekt në sistemet e saj.
“Po punojmë për të rikthyer sistemet e mbetura online sa më shpejt të jetë e mundur”, tha një zëdhënës i Apple për Reuters.
Sipas platformës Downdetector, e cila gjurmon problemet nga raportimet e përdoruesve janë rreth 2,300 raportime për probleme me Apple Pay në SHBA, rreth 1,800 raportime në kulmin e ndërprerjes për probleme me iCloud.
Apple shtoi se shumë prej sistemeve tashmë janë rikthyer dhe po funksionojnë normalisht.
Top Channel