Kupa e Shqipërisë në peshëngritje/ Tirana është fituesi. Peshëngritësi më i mirë shpallet Briken Çalja

27/10/2021 19:50

Peshëngritja shqiptare i rikthehet aktiviteteve vendase pas Olimpiadës dhe gjithçka për sezonin e ri të aktiviteteve ndërkombëtare paraprihet nga Kupa e Shqipërisë e cila për këtë edicion mban emrin e një prej ikonave të këtij sporti, të ndjerit Vehap Xhindolli.

Sipas drejtuesëe të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes përveç sportistëve të konfirmuar si Calja, Evangjeli Veli, Shoraj apo Ramadani, ajo që u vu re ishte shtimi i elementëve të rinj të talentuar.

Ndërkohë Briken Çalja si një prej sportistëve model prej disa vitesh edhe në këtë garë bëri një paraqitje shumë të mirë me 152 në shkëputje dhe 180 shtytje, stil të cilin e la në mes për shkak të një problemi muskulor.

Top Channel