Menaxheri i VIP-ave, Xhani Demika ka zbuluar se marrëdhënia e tij me vëllezërit binjakë është njësoj si më parë.

Në “Shqipëria Live”, teksa fliste për Donaldin, tha se prej 3 vitesh nuk kanë komunikim por së fundmi është takuar me vëllain e tij dhe gjithçka është në rregull mes tyre.

Xhani: Kemi 3 vjet që nuk flasim me Donaldin. Ai nuk e di, jam takuar me Romeon dhe jemi sërish miq. Kur ka treguar historinë e tij, e ka çdo gjë realitet për të fituar zemrën e publikut. Çdo gjë që ndjen Donaldi brenda, e ndjen edhe Romeo jashtë.

Më parë ka zbuluar se i kishte mbetur hatri me ta sepse kishin bërë gjeste që nuk i pëlqenin, por mesa duket ka vendosur që të lërë pas gjithçka.

Nga ana tjetër, Xhani foli për Fifin dhe hyrjet e reja në Big Brother.

Xhani: Fifi nuk është ajo, është dikush tjetër dhe më duket e çuditshme. Është presioni i mbylljes dhe i showt. Ajo po mendon të bëjë show por nuk e di pastaj.

Einxhel është më ngatërrestare në aspektin e show. Është e shkathët dhe është fiks për atë pjesë. Beatrix më duket si vajzë që do acarohet më shumë sepse do kufizohet shumë nga kamerat.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel