Në këmbë drejt Gjermanisë/ Mijëra emigrantë nga lindja e mesme kalojnë nga Bjellorusia

27/10/2021 19:34

Gjatë ditëve të fundit është rritur ndjeshëm numri i emigrantëve që vijnë nga lindja e mesme në Gjermani.

Në qendrën e pritjes për refugjatët në kufirin e Gjermanisë me Poloninë, azilkërkuesi 19-vjeçar irakian Siban ëndërron të bëjë një jetë të re për veten pas një udhëtimi rraskapitës nga Bjellorusia.

“Dua të jetoj këtu”, thotë ai me gjermanisht të thyer, të mësuar nga disa muaj kurse online. Siban kaloi tetë ditë duke ecur nëpër Poloni në këmbë për të arritur në Gjermani pasi fluturoi për në Minsk nga Turqia. “Nuk kisha ujë, nuk kisha ushqim, ishte ftohtë. Ishte shumë e lodhshme,” i tha ai AFP. Siban është një nga më shumë se 6,100 emigrantët e paligjshëm që kanë hyrë në Gjermani nëpërmjet Polonisë nga Bjellorusia që nga fillimi i këtij viti, shumica prej tyre nga Lindja e Mesme, sipas autoriteteve gjermane. BE-ja akuzon presidentin bjellorus, Aleksandër Lukashenko se ka futur emigrantë nga Lindja e Mesme dhe Afrika për në Minsk dhe më pas i dërgon ata në bllok në këmbë në shenjë hakmarrjeje për sanksionet e vendosura për një goditje ndaj opozitës.

Ministri i Brendshëm gjerman Horst Seehofer e ka quajtur skemën e supozuar “një kërcënim hibrid, në të cilin emigrantët përdoren si armë politike”. Qendra e pritjes në gjermani ka parë 10 herë më shumë ardhje këtë vit sesa në vitin 2020, thotë Olaf Jansen, kreu i autoritetit të migracionit të qytetit. Ndjehet si 2015 përsëri, “edhe nëse nuk kemi të njëjtat shifra” në nivel kombëtar, thotë ai. Një duzinë tenda të reja janë ngritur për të akomoduar të ardhurit e rinj dhe për të krijuar hapësirë ​​për qendrat e testimit Covid-19.

Rreth gjysma e 1300 azilkërkuesve në qendër janë nga Iraku. Të tjerët janë kryesisht nga Siria, Afganistani, Irani dhe Jemeni.

 

Top Channel