Kur ka kaluar plot një muaj që nga fillimi i vitit të ri shkollor dhe kur pritej të kishte numër të rritur të fëmijëve të prekur nga Sars Cov 2, për shkak të grupimeve në klasë apo në pushimin e gjatë duket se nuk ka pasur transmetueshmëri të lartë tek ata.

Shefja e Shërbimit Infektiv në pediatri, Dr.Xhorxhina Kuli shpjegon se nuk është vënë re rritje e numrit të fëmijët të prekur nga Covid e që kanë pasur nevojë për hospitalizim.

Në pavionin Covid, në shërbimin e pediatrikë ka fëmijë të shtruar të prekur me Covid, madje dy prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Një ditë më parë humbi jetën i prekur nga Covid një fëmijë 5 vjec që sipas mjekëve kishte problem të tjera shëndetësore të cilat u agravuan për shkak të Covid-19.

Top Channel