Greqia sfidon Turqinë në OKB/ Mitsotakis kundërshton marrëveshjen detare me Libinë: Injorohen ishujt grekë 30/10 12:13
Ministria e Drejtësisë, Toni Gogu, u ka kthyer përgjigje zyrtare Bledi Çuçit dhe Fatmir Xhafajt lidhur me transferimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, nga burgu i Durrësit në atë të Fierit, mëson Anila Hoxha.
Ndërkohë, pritet edhe përgjigjja nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, pasi ministri i Drejtësisë ka urdhëruar nisjen e një inspektimi për 24 transferimet e të burgosurve të kryera gjatë 11 ditëve të fundit.
Burime bëjnë me dije se inspektimi synon të verifikojë procedurat e ndjekura për këto transferime. Përfundimet e tij pritet të bëhen të ditura pas përgjigjes zyrtare nga Drejtoria e Burgjeve.
Top Channel