Aurela Gaçe e ftuara e parë e natës së sotme, “Live me Luizin” premierë në Youtube në kanalin e Top Channel

30/10/2026 22:07

Spektakli “Live me Luizin” po transmetohet premierë në YouTube, në kanalin zyrtar të Top Channel.

E ftuara e parë e këtij spektakli është këngëtarja e njohur Aurela Gaçe, në një intervistë që ndërthur muzikën, humorin dhe momente të veçanta.

Në çdo episod, Luizi mirëpret personazhe të njohura të ekranit dhe muzikës, duke i sfiduar me pyetje të papritura dhe lojëra që synojnë të zbulojnë anë të panjohura të tyre.

“Live me Luizin” vjen si një format që synon të sjellë argëtim dhe spontanitet, ndërsa publiku mund ta ndjekë premierën në kanalin e Top Channel në YouTube.

Top Channel