Punimet në rrugën Elbasan-Qafë Thanë, Rama ndan pamjet: Një prej investimeve më të rëndësishme infrastrukturore në vend, po ecet me ritme të larta Zv.kryeministri Arben Ahmetaj është pyetur nëse 160 milion euro që rezultojnë të papaguara në llogari të ujsjellësve, janë apo jo një borxh i fshehur publik.
Ahmetaj deklaroi se në këtë rast nuk bëhet fjalë për borxhe të papaguara, por për punë që janë në proces dhe që paguhen në raport me pagesën e faturave nga privatët e TVSH-së.
Pyetje: Ujësjellësit kanë 160 mln euro borxhe, fatura të papaguara nuk është kjo shifër një borxh publik i fshehur?
Ahmetaj: Nuk ka borxhe të papaguar, janë punë në proces që paguhen në raport me pagesën e faturave nga privatët e TVSH-së. Me buxhetin e këtij viti dhe aktin e ri normativ që do bëjmë në fund të këtij viti do ketë pagesa të mëdha për të gjithë projektet e infrastrukturës dhe më besoni që avancimi i punëve do jetë i përputhur me pagesat për detyrimet që kemi ndaj kontraktorëve. Buxheti i 2022 është më i madhi në historinë e vendit dhe pa asnjë dyshim do ta quaja buxhetin e digjitalizmit, shërbimit ndaj qytetarëve.
Top Channel