Kundërshtarët e Trump, senati konfirmon republikanët McCain dhe Flake në postet e ambasadorëve

27/10/2021 13:46

Senati konfirmoi dy republikanë të shquar, kundërshtarë të ish presidentit Donald Trump, për të shërbyer në administratën e presidentit Joe Biden, në poste ambasadorësh.

Ish-senatori Jeff Flake nga Arizona, do të shërbeje si ambasador në Turqi dhe Cindy McCain, gruaja e senatorit të ndjerë John McCain, do të shërbejë si ambasadore në Agjencitë e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë.

Senati gjithashtu votoi për të konfirmuar ish-senatorin demokrat Tom Udall nga New Mexico për të shërbyer si ambasador në Zelandën e Re dhe zonjën Victoria Reggie Kennedy nga Massachusetts, e veja e ish-senatorit Ted Kennedy, për të shërbyer si ambasadore në Austri.

Emërimet u miratuan përmes votimit me zë, një proces që zgjat vetëm pak minuta që mund të përdoren për sa kohë që asnjë senator nuk kundërshton. Republikanët, të udhëhequr nga senatori Ted Cruz, po kërkojnë që shumica dërrmuese e kandidatëve të tjerë të Departamentit të Shtetit, të kalojnë nëpër një proces shumë më të gjerë dhe që kërkon kohë.

Senatori demokrat Chris Coons, tha se mbetet i shqetësuar për ritmin e përgjithshëm të konfirmimeve për trupin diplomatik të presidentit Biden.

Zoti Flake ishte një kritik i rrallë i ish-presidentit Donald Trump në mesin e republikanëve të Senatit. Ai shërbeu vetëm një mandat në Senat, duke zgjedhur të mos kërkojë rizgjedhjen.

Zonja McCain mbështeti zotin Biden në zgjedhjet presidenciale, në një përpjekje për të zgjeruar mbështetjen midis republikanëve dhe të pavarurve në Arizona, një shtet i rëndësishëm që bashkëshorti i saj e kishte përfaqësuar në Kongres për 35 vjeç/VOA/

Top Channel