Katania nën pushtetin e ujit në ditën e katërt të ciklonit në Italinë jugore (foto dramatike)

27/10/2021 16:22

Pamje dramatike vinin sot nga ishulli i Siçilisë dhe pjesë të Kalabrisë në Italinë jugore, që janë goditur nga një ciklon me shi dhe erë i cili brenda tre ditëve ka lëshuar në rajon sasinë e reshjeve mesatare të një viti.

Pamjet e sotme e të djeshme tregonin rrugë të përmbytura dhe ndërtesa të rrethuara nga uji pas rreth 50 mm shi në 48 orët e fundit.

Dy persona kane humbur jeten dhe një grua 54-vjeçare edhe ende e humbur në zonën e përmbytjeve.

Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, shihej tregu i peshkut në Catania, i mbuluar nga uji, që vërshonte në ndërtesa e dyqane.

Alessia Gaffuri, e cila xhiroi pamjet tha: “Sot qyteti im u përmbyt nga moti i keq dhe për të gjithë ne ishte e vështirë të dilje nga shtëpia.

Salvo Pogliese, kryebashkiaku i qytetit-port të Catania, ka mbyllur shkollat e bizneset.

Ai tha: “Qyteti përballet me një fenomen të paprecedentë atmosferik. Qytetarët këshillohen të mbeten në shtëpi përveç rasteve të emergjencës”.

Gjatë natës zjarrfikësat në zonë ishin thirrur në 620 misione shpëtimi ku morën pjesë rreth 186 zjarrfikës. Një ditë më parë ata kishin kryer rreth 300 shpëtime të njerëzve të bllokuar në makina nga përmbytjet.

Situata pritet të përmirësohet në ditët në vijim.

FOTO GALERI
1/16
Pamjet dramatike tregonin permbytjet nga shirat intensive ne Catania

Top Channel