Një baba i tre fëmijëve humbi jetën pasi u godit me thikë 62 herë pas një sherri që nisi në një lokal nate dhe përfundoi jashtë në rrugë duke tmerruar dëshmitarët okularë.

Mediat angleze të cilave u referohet Top Channel shkruajnë se viktima është  Marian Savu, 43 vjeç i cili tentoni të largohej nga zona Perry Barr, por u godit barbarisht me thikë plot 62 herë sipas prokurorisë nga shqiptari  Erlin Hasa.

Dinamika e kësaj vrasje u tregua nga prokurori çështjes në seancën e parë gjyqësore  Birmingham Crown Court.

Shqiptari Erlin Hasa 35 vjeç i ka mohuar akuzat për vrasje.

Deborah Gould QC, prokurore tha se në 2 Mars 2021 Hasa bashkë me katër miq kishin shkuar në Peerry House.

Njëri prej miqve të Hasës goditi rumunin  Marian Savu, por më përpara ata së bashku kishin konsumuar kokainë.

Një orë më pas shqiptari Hasa e sulmoi me thikë rumunin në pjesën e përparme të kraharorit. Marian Savu mundi të largohet por u rrëzua në tokë.

Në këtë moment Erlin Hasa ka vijuar ta godasë me thikë në mënyrë barbare. Autopsia nxori se Savu kishte marrë 62 goditje.

Prokurorja tha se Hasa nuk e ndaloi goditjen deri kur viktima dha shpirt. Hasa ka shkuar më pas në shtëpi për tu larë nga gjaku e ndërruar rrobat.

Policia duke ndjekur gjurmën e gjakut të viktimës shkoi në adresën Perry Villa Drive dhe shqiptari Erlin Hasa me gjak në rroba hapi derën.

Procesi gjyqësor vijon.

 

 

 

Top Channel