Vidhen komandat e kodeve QR të pasaportave të vaksinimit, dalin në shitje në ‘dark web’ (fotot)

27/10/2021 15:41

Në një lajm skadaloz të mediave italiane thuhej sot se piratët kibernetikë kanë marrë kontrollin e programeve që krijojnë kodet QR të kuadrateve, me të cilat identifikohen mbajtësit e çertfikatave personale të funksioneve të ndryshme, përfshi dhe ato të të vaksinimit.

Rrjeti TGCOM24 shkruante se tashmë Italia dhe vende të tjera të BE do të duhet të rikrijojnë çertifikatat e vaksinimit pasi të gjitha çertifikimet “GreenPass” të lëshuara deri tani mund të anullohen.

Dikush ka marrë në zotërim çelësat e programit të kodeve QR dhe ka nisur shitjen e çertifikimeve false në rrjetin ‘dark web’ të internetit, ku mund të navigohet pa u identifikuar adresa e aparatit që përdorni.

Si provë për këtë piratët tregonin një “GreenPass” të krijuar për “qytetarin” Adolf Hitler, në dukje funksional.
E njëjta gjë vlente për krijimin e çertifikatave të vkasinimit për vende të tjera evropiane, teksa sipas lajmeve të fundit kjo mund të sjellë anullimin e të gjitha çertifikimeve të lëshuara deri tani.

Mbledhje urgjente në nivel evropian po kryhen për analizën e thelluar të situatës.

Autoritetet thanë se “çelësat” e vjedhura janë anulluar nga autoritetet, dhe si rrjedhojë edhe të gjitha dokumentet “green Pass” të lëshuara me anë të tyre.

Lajmi doli nga rrjeti ‘Raidforums’, një nga më të ndjekurit në pjesën ‘dark web’ të internetit, ku një përdorues i kërkon shitësit polak të krijojë një ‘Green Pass’ evropian për emrin e Adolf Hitler.

Dhe is rezultat, me një pagesë prej 300 euro ai mori çertifiimin funksional që u konfirmua nga vetë “klienti”.
Janë në qarkullim të paktën dy Green Pass me emrin e Adolf Hitler, por më data lindjeje të ndryshme, shkruante TGCOM24.

Përdoruesit fillimisht u habitën me sistemin e padëgjuar të prodhimit të çertifikimeve por një francez i njohur në rrjet sugjeroi me të drjetë se dikush kihste në zotërim çelësat elektronikë të sistemit inkriptues të dokumentit Green Pass evropian.

Kodi QR përmban të dhënat anagrafike të personit dhe vlefshmërinë e lejes, ashtu si dhe të dhëna të tjera personale dhe tipin e vaksinës.

FOTO GALERI
1/4
Piratët kibernetikë kanë marrë kontrollin e programeve që krijojnë kodet QR të kuadrateve, me të cilat identifikohen mbajtësit e çertfikatave personale të funksioneve të ndryshme, përfshi dhe ato të të vaksinimit.

Top Channel