Skenari i luftës: Dongsha, ishulli ku nis ofensiva e SHBA-së nëse Kina mësyn Tajvanin

27/10/2021 16:02

Nëse Kina do të merrte një prej ishujve periferikë të Tajvanit, Shtetet e Bashkuara thotë CNN, do të kishin disa mundësi të mira për t`u përgjigjur edhe pa rrezikuar një përshkallëzim madhor të situatës dhe një luftë frontale mes dy superfuqive.

Një skenar lufte, i përshkruar në raportin e Qendrës për një Siguri të re Amerikane, parashikon që Kina të përdorë fuqinë ushtarake për të marrë kontrollin e Dongsha-së, një ishull i vogël koralor në Detin e Kinës Jugore i ndodhur mes Tajvanit dhe Hong Kong-ut, ku janë stacionuar rreth 500 trupa tajvaneze.

Ky lloj agresioni i kufizuar do të paraprijë marrjen e disa ishujve të tjerë pranë Tajvanit ose dhe një pushtim të drejtpërdrejtë të tij.

Pekini, sipas ekspertëve ushtarakë, po kërkon ta vërë në provë vendosmërinë e Washingtonit për të mbrojtur ishullin e qeverisur në mënyrë demokratike.

Nëse Amerika dhe Tajvani duan ta shmangin luftën frontale, atëherë ato nuk duhet të lejojnë që në fillim që Kina të marrë Dongsha-në, thuhet në raport, e për këtë mund të bashkëpunojnë dhe me Japoninë e vende të tjera.

Në çdo skenar, bashkëpunimi me Tokion konsiderohet i një rëndësie kyçe për të krijuar një front sa më të fuqishëm. Norm Roule, ish officer inteligjence, mendon se Kina po e teston SHBA-në për Tajvanin, pasi mendon se nëse ajo nuk i doli në krah Afganistanit, atëherë përse do ta bëjë për vende të tjera?

Top Channel