Zbulohet lista me fituesit? Kush do e marrë “Topin e Artë”?

27/10/2021 17:21

Ndërsa na ndan edhe 1 muaj nga ceremonia e “Topit të Artë” e dhënë nga France Football në Paris, disa emra janë bërë që tani publik

Në rrjetet sociale ka nisur të qarkullojë një listë, në pretendohet se është rezultati përfundimtar i votimit (të mbyllur tashmë) dhe renditja e lojtarëve që aspirojnë çmimin.

Sipas kësaj liste, çmimin do ta fitojë Robert Lewandoswki, çka do të nënkuptonte “Topin e Artë” të parë për sulmuesin polak.

Sulmuesi i Bayernit ndiqet nga Leo Messi dhe Karim Benzema, të cilët do të kompletonin podiumin. Përveç francezëve, Luka Modric zë vendin e 12-të.

Top Channel