Mesiç: Situata në rajon si në 90-ën, ishte fillimi i viteve të vështira. Por serbëve tani ua “thyejnë hundët”

27/10/2021 15:28

Ish presidenti kroat Stipe Mesiç u shpreh se situata aktuale në Bosnje e Hercegovinë dhe në rajon në përgjithësi i kujton fillimin e viteve fatale të ’90-ta, por ai thotë se nuk do të ketë luftë dhe se “arkitektura e Europës ka përfunduar me pavarësinë e Kosovës”.

Për Mesiç megjithatë, bashkësia ndërkombëtare duhet të ndërhyjë dhe ta ndalojë udhëheqësin serb të Bosnjës Milorad Dodik.

“Ai që nuk zbaton rregullat e lojës nuk mund të qëndrojë në lojë. Ai që nuk e njeh Bosnje e Hercegovinën nuk mund të jetë në politikë në Bosnjë”, tha ish presidenti.

Mesiç nuk beson se mund të ketë më lëvizje kufijsh.

Me 100 mijë viktima, kufijtë në Ballkan nuk mundën të ndryshohen me asnjë  milimetër. C`mendon dikush si Dodik se mund ta bëjë tani? Nuk  do të ketë ai sukses në atë që dështoi të bëjë Armata Popullore Jugosllave dhe Millosheviçi”, shton më tej.

Mesiç ka bindjen se situatën aktuale në BeH, por edhe në rajon do ta zgjidhin Shtetet e Bashkuara me ndihmën e Bashkimit Europian, ndërsa insiston se është shumë e rëndësishme të parandalohet përpjekja e destabilizimit në Bosnje dhe Malin e Zi.

 

Top Channel