“Mos ndërprisni sinjalin”/ Alibeaj paralajmëron administratën e Kuvendit: Do ju kallëzoj penalisht! Ndërpritet transmetimi

27/10/2021 12:41

Kreu i Komisionit Hetimor, Enkelejd Alibeaj ka paralajmëruar administratën e Kuvendit që të mos ndërpresë transmetimin direkt të mbledhjes së Komisionit.

Ai theksoi se nëse administrata do ta ndërpriste, si rezultat i ndonjë urdhëri që kishte marrë, tha se do ushtrojë të gjitha të drejtat si deputet dhe kryetar i komisionit për gjithëkënd, madje se do shkojë deri në kallëzim penal.

“I them administratës se mbledhja ka filluar është çelur me kuorumin sipas rregullores e deklaron kryetari. Ju keni detyrimin e transmetimit direkt të saj deri kur kryetari të deklarojë fundin e saj. Nëse do merrni urdhra të paligjshme, apo do ndërprisni sinjalin, do jem i detyruar të ushtroj të gjitha të drejtat e mia si deputet dhe kryetar i komisionit për gjithëkënd nga ju deri në kallëzim penal. Ky është një paralajmërim që e bëj, mos u bëni pengesë as ju dhe as administrata”, tha Alibeaj.

Por ky paralajmërim i Alibeajt duket se nuk u mor seriozisht nga administrata e Kuvendit, e cila bëri të mundur ndërprerjen e transmetimit direkt.

Top Channel