E shtunë, 06 Nëntor 2021
16:58
Burri futet në liqen për t’i shpëtuar bletëve, gjen vdekjen kur e hanë piranjat (fotot)

Një burrë në Brazil që u fut në liqen për t’i shpëtuar bletëve që e sulmonin është gjetur i mbytur, i ngrënë nga peshqit piranja.

16:54
Sierra Leone: Të paktën 91 të vdekur nga shpërthimi i një cisterne karburanti

Të paktën 99 persona humbën jetën të premten në kryeqytetin e Sierra Leones kur një cisternë karburanti shpërtheu pas një përplasjeje, sipas morgut qendror dhe autoriteteve lokale.

16:53
Data e përvjetorit/ Donaldi i dërgoi dhuratë nga shtëpia e BBV, Bora Zemani reagon për herë të parë

Mbrëmjen e kaluar, Donald Veshaj zbuloi para të gjithëve se ishte një datë e veçantë për të pasi 3 vite më parë ishte lidhur me Borën. Për këtë arsye, hoqi varësen nga qafa, e vendosi brenda një kutie me ëmbëlsira dhe e hodhi përtej murit për të.

16:41
“Polic je ti ore? Çfarë je ti? Debil” Momenti kur gazetarja Anila Hoxha dhe grupi i xhirimit dhunohen nga policia (VIDEO)

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha është dhunuar në krye të detyrës teksa raportonte nga vendi i ngjarjes ku u gjet trupi i vrarë i biznesmenit Ruzhdi Hoxha. Gazetarja po raportonte detajet e ngjarjes ndërsa në një moment, u shty nga një efektiv.

16:37
Magdalena Andersson, kryeministrja e parë në Suedi

Ish-studente modele, notare e nivelit të lartë, ministre e Financave dhe tashmë lidere e socialdemokratëve, Magdalena Andersson do të jetë gjithashtu gruaja e parë që drejton një ekzekutiv në Suedi.

16:35
Dhjetra persona humbin jetën nga shpërthimi i cisternës në Sierra Leone

Përplasja e një autoboti me një kamion në Freetown, kryeqytet i Sierra Leones, ka shkaktuar një tragjedi.

16:26
Mbi 250 milionë raste me COVID-19 në mbarë botën

Numri i rasteve me koronavirus në mbarë botën ka shkuar mbi 250 milionë.

16:18
Manchester është blu, City mposht United në derbi

Manchester City ia ka dalë të fitojë derbin ditën e sotme përballë Mançester United me rezultatin e pastër 0-2.

16:12
Veliaj ftesë simpatizantëve të opozitës t’i bashkohen PS: Kasollja e LSI u mbyll me qepena në prill!

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka ftuar demokratët dhe simpatizantët e LSI që të bashkohen me PS.

16:09
Veliaj thirrje Metës: Bindu ligjit, dekreto sa më parë zgjedhjet e pjesshme vendore. Kushtetuesja dhe Venecia na dhanë të drejtë

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që legjitimoi zgjedhjet lokale të 30 qershorit, Kryebashkiaku Erion Veliaj i bën thirrje Presidentit Meta që të dekretojë sa më parë datën e zgjedhjeve të pjesshme.

16:00
Gjashtë të arrestuar dhe 6 të proceduar penalisht në Pogradec e Korçë, ja për çfarë akuzohen

Policia ka vënë nën pranga gjashtë persona dhe ka proceduar penalisht 6 të tjerë për vepra të ndryshme penale.

15:56
41 vjeçarja bëhet viktima e katërt e eventit masiv të surfit në Uells, arrestohet organizatorja (fotot)

Një grua është bërë dje viktima e katërt e një tragjedie në lundrimin masiv të surfistëve në brigjet britanike që u përfshinë papritur nga deti i keq në Uells në Britani.

15:53
Iu dërgonte sms në orët e vona të natës/ Ngacmoi seksualisht dy nxënëse, arrestohet drejtori i shkollës 9-vjeçare në Pogradec

Policia ka arrestuar një 59 vjeçar në Pogradec, i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy vajza të mitura.

15:47
(Pamjet nga vendngjarja) Ja ku u gjend i vrarë biznesmeni/ Ruzhdi Hoxha ishte groposur nën gurët e një gremine në Qafë Mollë

Këto janë pamjet nga vendi i ngjarjes, ku ditën e sotme policia gjeti trupin e pajetë të biznesmenit Ruzhdi Hoxha, i zhdukur që prej datës 20 tetor.

15:35
Ndihmoi dy persona të arratiseshin nga policia që i ndaloi për kontroll, arrestohet i riu në Fier

Një person është vënë nën prangat e policisë në Fier, ndërkohë që janë shpallur në kërkim dy të tjerë.

15:27
Momentet e rralla kur tufa e 150 bizonëve rrethojnë makinën në parkun kombëtar amerikan (video-foto)

Momente të pabesueshme që ndodhin njëherë në jetë janë regjistruar në video në parkun kombëtar të Yellowstone kur një tufë e patrembur prej 150 bizonës rrethuan makinën e një vizitori.

15:25
Pentagoni pajis F35-sat me bomba termonukleare-bombarduesit, gati për mision!

F-35 Joint Struke Fighter është pothuajse gati për të një mision të ri, atë të bombarduesit me aftësi bërthamore, thonë mediat në SHBA. Forcat ajrore amerikane sipas tyre kanë përfunduar me sukses testimin e e avionit të pajisur tashmë me bombën termonukleare B61-12.

15:24
Covid-19 në Kosovë/ Asnjë humbje jete, ja sa raste të reja janë shënuar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë në Kosova ka dhënë bilancin e 24 orëve të fundit të Covid-19.

15:22
Rrahu protestuesit, truproja e Macron dënohet me tre vjet burg!

Tre vjet heqje lirimi ishte dënimi i dhënë një ish truproje të presidentit francez, Emmanuel Macron, që rrahu dy protestues në vitin 2018.

15:19
Aleatët qëllojnë mbi forcat britanike, prag-katastrofe në bazën ajrore!

Ushtarët britanikë dhe ekuipazhi i RAF u qëlluan nga aleatët në një incident që mund të kishte përfunduar në mënyrë të tmerrshme.

15:16
”Vuçiç e njohu Kosovën shtet”, analisti: Ja “gafa” që bëri në Open Balkan!

Përmes një postimi në Facebook, analisti Ilir Ibrahimi thotë se presidenti serb, Aleksandar Vucic, padashur e njohu Kosovën shtet.

15:13
”Lufta e tretë ballkanike”, Kurti: “Serbia, si Gjermania mes Luftrave botërore”!

Në një intervistë për gazetën britanike “The Telegraph”, kryeministri i Kosovës Albin Kurti u përpoq t`i binte këmbanave të alarmit për rrezikun që vjen nga Serbia.

15:10
Cisterna përplaset me kamionin, dhjetëra të vdekur nga ferri i flakëve: ”Si bombë atomike”

Përplasja e një kamioni me një makinë cisternë nafte në Sierra Leone u pasua nga një ferr flakësh, i cili nuk i la asnjë rrugë shpëtimit kalimtarëve të rastit dhe drejtuesve të automjeteve që ndodheshin në afërsi.

15:09
Sulm me thikë në tren në Gjermani: “Disa të plagosur”!

Policia gjermane njoftoi se ka pasur një sulm me thikë në një tren në landin jugor të Bavarisë, ku një sërë personash kanë mbetur të plagosur.

15:06
Tea hap celularin dhe tregon mesazhet e fundit me Arjan Konomin: Ndaj shumë sekrete! Ka lidhje me atë shokun…

Ditën e sotme në emisionin “Goca dhe Gra” moderatorët së bashku me Ledjanën e Përputhen kanë luajtur lojën e ruletës së celularit.

15:06
Triumfon plani i Biden në Kongres, 13 republikanë “tradhtuan”

Pas një ngërçi të gjatë, mosmarrëveshjet në Kongresin amerikan u kapërcyen për t`i dhënë dritën jeshile një pakete prej 1 trilion dollarësh mbi infrastrukturën, duke e dërguar ligjin për nënshkrim tek presidenti Joe Biden.

15:04
Ja sa buxhet kanë përfituar banorët për ditët në vazhdim

Banorët kanë ekzekutuar provën javore dhe kanë mundur të fitojnë gjysmën e buxhetit.

15:03
Gjermani, shtohen infektimet mes të vaksinuarve: A ka më efekt vaksina?

Numri i njerëzve që megjithë vaksinimin po infektohen me Covid-19 po rritet ne Gjermani. Sipas institutit Robert Koch, nga java e fundit e shtatorit deri më tani janë regjistruar 40.467 infektime të moshës nga 18-59 vjeç pavarësisht imunizimit.

14:52
“Më tha ik, se po dal me shokë”/ Miku i Ruzhdi Hoxhës: Ishim bashkë deri në orën 23:00, pastaj Fredi Rrushi dhe dy të tjerë e morën me makinë

Miku i Ruzhdi Hoxhës, E.T, në dëshminë e dhënë në polici, tregoi se e ka parë shokun e tij për herë të fundit teksa hipte në një makinë tip Pasat ngjyrë gri e errët bashkë me Fredi Rrushin dhe dy të tjerë.

14:43
Qetësohet situata mes Antonelës dhe Ledjanës? Ja mesazhi që ajo i dërgoi

Ledjana e Përputhen ka qenë e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel. Bashkë me Kristën, Tean, Fatmën dhe Olesian ato kanë luajtur ruletën e telefonit.

14:40
Cfarë ka vendosur sërish “Vëllai i Madh” ?

Meqënëse Sarah dhe Graniti u zgjodhën “mrs dhe ms Pema” ,”Vëllai i Madh” i ka thënë banorëve të bëjnë disa lojëra.

14:34
Veliaj: Ata kanë hall se kush do jetë kryetar partie, Luli apo Saliu; PS shqetësohet për njerëzit

Nga Rrogozhina në kuadër të turit për analizën e zgjedhjeve, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj njëkohësisht, drejtuesi politik i këtij qarku, gjatë takimit me strukturat e PS-së vuri theksin te ndryshimi mes PD-PS.

14:30
Basha flet për zgjedhjet e reja/ Kryetari i PD: Presim interpretimin e Gjykatës Kushtetuese

Lulzim Basha nuk e ka ende një përgjigje nëse është gati te futet ne zgjedhje te pjeshme lokale pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që legjitimoi vendoret e 2019.

14:28
‘Fredi Rrushi më tha që babain do e merrte një gocë’/ Dëshmia e djalit të Ruzhdi Hoxhës: E kërkuam për 4 ditë, pastaj shkuam në polici

Djali i madh i Ruzhdi Hoxhës, Saimir Hoxha ka thënë në polici, se ai bashkë me të afërm e kanë kërkuar viktimën për 4 ditë, para se të shkonin në polici.

14:20
“Trupi i pajetë i biznesmenit u gjet i mbuluar me zhavorr e gurë”/ Policia dyshon se Ferdinant Rrushi ka vrarë Ruzhdi Hoxhën

Policia ka ngritur dyshime të forta këtë të shtunë se autor i vrasjes së biznesmenit Ruzhdi Hoxha është shtetasi Ferdinant Rrushi.

14:17
Moderatorja jep lajmin e shtatzënisë “live” në emision? Ja si reagon bashkëshorti i saj

Ditën e sotme në emisionin “Goca dhe Gra” moderatorët së bashku me Ledjanën e Përputhen kanë luajtur lojën e ruletës së celularit.

14:10
“Telefono Mevlanin”, reagimi i papritur i Ledjanës na la pa fjalë!

Këtë të shtunë në emisionin “Goca dhe Gra” ka qenë e ftuar ish konkurrentja e Përputhen Ledjana.

14:05
Pas kontrollit në banesë policia i gjeti mbi 2 kg kanabis, arrestohet 62-vjeçari në Mirditë

Policia e Mirditës ka sekuestruar 2 kg e 140 gramë kanabis dhe ka vënë nën pranga poseduesin.

14:02
Zarf i zi në shtëpi/ Cfarë paralajmëron “Vëllai i Madh” ?

“Vëllai i Madh” ka vendosur të ndëshkojë Monikën dhe Ilirin për arsye se ata para disa ditësh kanë komunikuar me kode dhe shenja lidhur me planifikimin e nominimeve apo edhe strategji të lojës.

13:58
Manastirliu inspekton “Koço Gliozhenin”: Me buxhetin e 2022 fuqizojmë maternitetet dhe pediatritë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka inspektuar punën për transformimin e shërbimit të urgjencës, qendrës së gruas dhe sallave të operacionit në Maternitetin ‘Koço Gliozheni’, ku deklaroi se do rriten kapacitetet dhe cilësia e shërbimit për nënat dhe fëmijët.

13:53
Flet para Gjykatës 53-vjeçari që akuzohet se përdhunoi vajzën e nipit: Ka shkuar me një 32-vjeçar nga Libohova

Kabul Hunda, i akuzuar se ka abuzuar seksualisht me një 16 vjeçare në Libohovë, ka ngelur në burg pas dhënies së masës së arrestit sot nga Gjykata e Gjirokastrës.

13:25
Zgjedhjet në FRPD, Nebiaj: Synojmë zgjedhjen e një kryetari që s’punon për interesa personale

Grupi i posaçëm i punës për organizmin e zgjedhjeve në FRPD deklaroi këtë të shtunë se ka nisur riorganizimin e zgjedhjeve në të gjitha strukturat për realizimin e një procesi në funksion të një demokracie gjithëpërfshirëse.

13:23
Policia arreston 20 persona, ja çfarë ka ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në Tiranë

Policia e Tiranës ka vënë nën pranga 20 persona gjatë 24 orëve të fundit, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.

13:15
Pas FRPD, Basha hap garën për të zëvendësuar Albana Vokshin te Forumi i Gruas! Për herë të parë, kryetarja zgjidhet me parimin 1 anëtar, 1 votë

Pas vendimit për riorganizimin dhe zgjedhjen e organeve drejtuese të Forumit Rinor, edhe Lidhja Demokratike e Gruas së Shqipërisë do të hyjë në një proces zgjedhor.

13:09
Publikohet foto e vendit ku u gjet trupi i pajetë i Ruzhdi Hoxhës në Dajt

Policia ka publikuar foton ku u gjet trupi i pajetë i biznesmenit Ruzhdi Hoxha në Qafë Mollë të Dajtit.

13:06
I dehur në timon përplasi makinën tip ‘Volkswagen’ ku humbi jetën një person, arrestohet 31-vjeçari

Policia e Durrësit ka vënë nën pranga një 31 vjeçar, i cili u përfshi në aksidentin fatal të ndodhur rreth orës 23:25 të mbrëmjes së djeshme, në aksin rrugor Tapizë-Fushë.

12:57
Përndiqte dhe dhunonte vazhdimisht ish bashkëjetuesen, policia arreston 59-vjeçarin në Durrës

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një person për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Dhuna në familje”.

12:48
Escobar: “Nuk do ketë luftë në Bosnje Hercegovinë”, SHBA nuk do ta lejojë!

Zëvendësndihmës-Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, njëherësh i dërguari për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, përpara vizitës në Bosnje- Hercegovinë, i dërgoi një mesazh qytetarëve të këtij vendi duke u thënë se nuk do të ketë luftë.

12:46
Ndeshjet ndaj Anglisë & Andorrës, trajneri Reja shpall listën

Edoardo Reja, trajneri i Kombëtares shqiptare ka bërë publike ditën e sotme listën me 24 lojtarët e grumbulluar për dy ndeshjet e fundit kualifikuese të vlefshme për kampionatin Botëror “Katar 2022”..

12:43
Graniti flet për ish të dashurën

Në spektaklin e mbrëmjes së djeshme Graniti ka qenë në qendër të diskutimeve.

12:28
Kapen grabitësit e dhunshëm/ Kapelja zbuloi grupin që grabiti me dhunë Nazmi Çangun në Nikël

Policia arriti të zbulojë një pjesë të autorëve të grabitjes me dhunë dhe armë të banesës së biznesmenit Nazmi Cangu në Nikël.

12:24
Hyrjet e reja/Një romancë e re brenda shtëpisë?

DJ PM është konkurenti më i ri që i është bashkuar shtëpisë së “Big Brother”.

12:21
Gjysma e studentëve të vaksinuar/ Në universitetin e Tiranës vijon vaksinimi dhe mësimi në auditore

Me përjashtim të ditës së parë të vitit të ri akademik ku pati mosmarrëveshje mes studentëve dhe stafeve të fakulteteve, në vijim rektori I Universitetit të Tiranës Artan Hoxha thotë për Top Channel se situata është normalizuar.

12:19
Të moshuarit në radhë për vaksinën/ Vlorë, çdo ditë dhjetra persona mbi 60 vjeç marrin dozën e tretë

Edhe në Vlorë ka nisur aplikimi i dozës së tretë anti-covid.

12:15
BERZH: Shqipëria do rritet me 8 %. “Konsumi në Shqipëri është rritur për shkak të remitancave”

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka rritur ndjeshëm projeksionet për rritjen ekonomike të Shqipërisë, nga 4.5 në 8%.

12:15
I hedhur në një humnerë në Dajt/ Gjendet trupi i pajetë i biznesmenit, Ruzhdi Hoxha

Trupi i pajetë i biznesmenit Ruzhdi Hoxha është gjetur këtë të shtunë në malin e Dajtit, pas 13 ditësh.

12:13
Zbulohet data, Kryeministri i Holandës vjen në Tiranë

Kryeministri Holandës Mark Rutte do të zhvilloj në tur takimesh në vendet e Ballkanit Perëndimor.

12:00
Gjendet në Dajt një xhup me njolla gjaku, i përket Ruzhdi Hoxhës/ Biznesmeni është i zhdukur prej ditësh

Policia ka arritur të zbulojë një xhup me njolla gjaku në Dajt, i cili i përket biznesmenit Ruzhdi Hoxha, i zhdukur prej 13 ditësh.

11:54
“Do kërkojmë ndryshim në ligjin antimafia”/ Zgjedhjet në FRPD, Basha i përgjigjet akuzave: Askush nuk e pengon PD të zbatojë statutin

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një deklaratë për mediat paralajmëroi se javën e ardhshme PD do të depozitojë në Kuvend draft-ligjin për të përfshirë në ligjin Anti Mafia edhe nene kundër oligarkisë.

11:54
Banorët festojnë 1-mujorin brenda shtëpisë së BBV

Qëndrimi i tyre në shtëpi ka sjellë shume debate,konflikte,keqkuptime.

11:53
Si arriti të zbulojë policia “kokën” e grabitjes së biznesmenit Nazmi Çangu në Fushë-Krujë

Policia ka arrestuar një person për grabitjen dhe dhunimin e biznesmenit Nazmi Çangu në Nikël të Fushë-Krujës.

11:42
“Bie qeveria” në Shkup? Opozita arrin marrëveshjen për shumicën e re parlamentare

Drejtuesi opozitar maqedonas, Hristijan Mickovski, deklaroi se është arritur marrëveshja për një shumicë të re parlamentare.

11:39
Rikonstruktohen terrenet sportive në Lushnje, Balla: Fokus tek sporti, instrument që tërheq të rinjtë nga veset

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Taulant Balla sëbashku me kryetaren e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa inspektuan punimet që po kryhen për rikonstruksionin e terreneve sportive në fshatin Plug.

11:39
Kina nis ofensivën; i shpall “luftë” mbështetësve të pavarësisë së Tajvanit!

Për të parën herë, Kina thotë Reuters, ka dalë hapur kundër personave që mbështesin pavarësinë e Tajvanit.

11:37
U kapën duke ndërtuar objekte pa leje në Luginën e Valbonës, policia prangos 2 persona

Policia e Tropojës ka vënë nën pranga 2 persona të cilët u kapën duke ndërtuar në zonën e mbrojtur të Luginës së Valbonës.

11:36
Iliri me Monikën flasin rreth nominimeve

Në spektaklin e djeshëm Iliri me Monikën u zgjodhën të nominuarit e rradhës.

11:36
”SHBA të hyjë në Ballkan, të përfundojë misionin e 1999”; ekspertët: BE dështoi në rajon

Viti i ardhshëm shënon 30 vjet nga koha kur Shtetet e Bashkuara e njohën Bosnje-Hercëgovinën si vend të pavarur e Sovran. Ndërhyrja e Amerikës qe vendimtare për sigurimin e paqes atje përmes Marrëveshjes se Dejtonit.

11:31
DW: Komunikimi që mposhti divergjencat: marrëdhënia Merkel-Macron

Presidenti francez Macron e nderoi me dekoratën më të lartë franceze kancelaren Merkel. Komunikimi intensiv mes dy liderëve mundësoi një hap të madh për BE, shkruan Auron Dodi.

11:19
Dhunë ndaj bashkëjetueses, heqje e paligjshme e lirisë dhe drejtim mjeti pa patentë, tre të arrestuar në Vlorë

Tre persona janë vënë nën prangat e policisë së Vlorës, 2 prej të cilëve më herët ishin shpallur njëri në kërkim për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe tjetri për dhunë ndaj bashkëjetueses.

11:14
Flamuri i Serbisë digjet në Fier, shqiptari i kundërpërgjigjet dy të rinjve serb

Flamurit të Serbisë i është vënë flaka këtë të shtunë në Fier. Ky akt vjen si kundërpërgjigje e veprimeve të kryera nga dy të rinj serb pak ditë më parë ndaj flamurit tonë kombëtar në Beograd.

11:01
“Më pëlqeu më shumë të rrija me ty”/Dj Pm flirton me Sarën

Mrëmjen e djeshme dy konkurentë të ri iu bashkuan shtëpisë së “Big Brother”.

10:57
Zbardhet grabitja e Nazmi Çangut në Nikël, policia gjen “thesarin”, në kërkim disa persona. Ja kush ishte organizatori i ngjarjes

Policia e Shtetit ka zbardhur dhe dokumentuar me prova ligjore vjedhjen me dhunë dhe nën kërcënimin e armës të një shume parash në banesën e biznesmenit Nazmi Çangu.

10:51
Digjen kabllot e tensionit të mesëm, OSHEE: Pa energji elektrike 5 kabina në Unazë të Re

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) njofton se janë djegur kabllot e tensionit të mesëm në fiderin F16 dhe për pasojë kanë mbetur pa energji 5 kabina në zonën e Unazës së re.

10:45
Arrihet akordi me mesfushorin belg, Juventusi godet në merkato

Mesfusha ka qenë pika më e dobët e Juventusit në këtë sezon dhe sipas mediave ndërkombëtare drejtuesit bardhezinj po punojnë fort për të afruar në ekip element cilësorë për të forcuar repartin e ndërmjetëm.

10:39
Kongresi amerikan miraton projektligjin për infrastrukturë

Kongresi amerikan ka miratuar paketën e investimeve në vlerë të 1 trilion dollarëve, çka shënon fitore të madhe të brendshme për presidentin amerikan, Joe Biden.

10:35
Monika-Iglit: Të kërkoj falje

Gjatë spektaklit të mbrëmshëm u vendos një klip ku tregonte për qëndrimin e këtyre ditëve të Iglit.

10:31
​Xavi zyrtarisht trajner i Barcelonës

Gjiganti spanjoll më në fund ka gjetur pasuesin e Ronald Koeman.

10:27
Shpallja e garës për kryetar të ri të FRPD, Basha takon sot grupin e punës

Sot në orën 11:00 kreu i PD Lulzim Basha do të takojë grupin e punës për procesin në FRPD. Grupi i posaçëm i punës për zgjedhjet në FRPD përbëhet nga Oriela Nebiaj, Hergert Alimerko, Dario Sejdini, Enkelejda Rica, Juela Hamati dhe Anita Doçi.

10:22
Nigeri, 11 milionë njerëz kanë nevojë për ndihma humanitare

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) njoftoi se 11 milionë njerëz në Nigeri kanë nevojë për ndihma humanitare për shkak të sulmeve terroriste dhe bandave të armatosura, transmeton Anadolu Agency (AA).

10:09
Vritet një fëmijë palestinez nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor

Ministria e Shëndetësisë e Palestinës përmes një deklarate me shkrim ka njoftuar se një fëmijë palestinez u qëllua për vdekje nga forcat izraelite gjatë një demonstrate kundër vendbanimeve në Bregun Perëndimor të pushtuar, raporton Anadolu Agency (AA).

10:09
Angli/ Goditi 62 herë më thikë rumunin, 23 vite burg shqiptarit

Një shqiptar është dënuar me burg të përjetshëm pasi goditi mizorisht me thikë një rumun për më shumë se 60 herë pasi viktima erdhi në Britani për një jetë më të sigurt.

10:01
Pfizer do të kërkojë miratim për pilulën kundër COVID-19

Kompania farmaceutike, Pfizer, ka thënë se pilula e saj antivirale për COVID-19, sëmundjen që shkakton koronavirusi, zvogëlon për gati 90 për qind mundësitë e shtrirjes në spital dhe vdekjes.

09:41
E shpëton zjarrfikësja! Burrë gjendet lakuriq brenda murit të teatrit në Nju Jork

Një burrë është shpëtuar nga zjarrfikësja pasi u bllokua brenda mureve të një teatri në Syracuse, shteti i Nju Jorkut.

09:30
Pas kërcënimeve me bombë rihapet Universiteti Yale – policia në kërkim të kërcënuesit

Qendra e New Haven dhe kampusi i Universitetit Yale konsiderohen të sigurta për t’u rihapur pasi një kërcënim me bombë, e cila gjë nxiti evakuimin e studentëve dhe detyroi mbylljen.

09:16
“Dilemat e Sezonit! Vaksinimi Grip Sezonal? Vaksinimi Covid?”

Tashmë midis nesh po qarkullojnë Gripi Sezonal dhe Virozat e Stinës. Nga ana tjetër ndodhemi në valën e re të Pandemisë së Covid- 19. Fakti që të dyja këto patologji ekzistojnë në të njejtën kohë dhe secila kërkon vaksinën e vet, mund të shkaktojë konfuzion te njerëzit. Dhe në këtë situatë kaotike lindin shumë pikëpyetje dhe paqartësira.

09:00
Shkup: Opozita pretendon se ka shumicë të re parlamentare

Pas dorëheqjes së kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, opozita po forcon përpjekjet për të ardhur në pushtet. Kreu i saj, Hristjan Mickoski thotë se kemi shumicën parlamentare.

08:48
“Të vaksinohen një orë e më parë”/ Rama si Manastirliu: Të pavaksinuarit të mos ndodhen jashtë aksesit në mjedise publike

Kryeministri Edi Rama sot, në postimin e zakonshëm të mëngjesit, iu ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë të vaksinohen kundër COVID-19.

08:31
Vrasja e Emiljano Ramazanit dhe Rigels Runajt/ SPAK kërkon gjykimin e Xhuliano Hoxhës dhe Euglen Halilit (akuzat)

Prokuroria e Posaçme SPAK, ka mbyllur hetimet dhe i ka kaluar Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për kalimin për gjykim për dy të pandehurit Xhulian Hoxha dhe Euglen Halili të akuzuar për vrasjet e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt.

08:18
“Një natë jashtëzakonisht tragjike”/ Tetë të vrarë në koncertin e Travis Scott në SHBA

Të paktën tetë persona kanë vdekur dhe dhjetëra njerëz janë lënduar pas një rritje të madhe të turmës në natën e hapjes së një festivali muzikor në Hjuston, Teksas.

08:14
Verifikim faktesh: Infektim megjithë vaksinimin

Numri i njerëzve që megjithë vaksinimin po infektohen me Covid-19 po rritet. A do të thotë infektimi i personave të vaksinuar, se vaksina nuk ka më efekt? Një verifikim faktesh nga DW.

08:11
SHBA-ja emëron zyrtarët që do të merren me “Sindromën e Havanës”

Departamenti i Shtetit në SHBA emëroi dy zyrtarë për të koordinuar një përgjigje ndaj sëmundjes të quajtur “Sindroma e Havanës” nga e cila janë prekur qindra diplomatë dhe zyrtarë amerikanë jashtë shtetit.

07:51
E përplas makina, humb jetën 70-vjeçari në aksin Lushnjë – Rrogozhinë

Një 70-vjeçar është gjetur i pajetë buzë rrugës në aksin Lushnjë – Rrogozhinë.

07:36
Diell dhe rritje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm deri pasdite kur pritet dhe fillimi i reshjeve.

06:58
Të rinjtë/ Brezi i rrezikuar nga artriti reumatoid

Momenti kur Lady Gaga foli hapur për sfidën e përballjes së përditshme me dhimbjet kronike të artritit reumatoid, ishte domethënës për arsyen se shumë njerëz nuk e dinin që kjo sëmundje mund të prekë edhe vajza dhe gra të shëndetshme.

06:32
Njihuni me kurën me vaj ulliri dhe lule kamomili për pastrimin e gjakut

Vetitë janë të shumta, duke nisur nga problemet me lëkurën e deri tek pastrimi i enëve të gjakut. Një studim i ri, sugjeron se kamomili mund të parandalojë rritjen e nivelit të sheqerit në gjak. Diçka e tillë ndihmon në parandalimin dhe lehtësimin e komplikimeve që sjell sëmundja e diabetit.

06:16
Stresi nxit sëmundjet/ Zbuloni çfarë i bën organizmit dhe shëndetit

Stresi është një barrë e rëndë për trurin dhe organizmin. Ai shkakton presion të madh në të gjithë organizmin. Nëse bëhet i vazhdueshëm mund të shkaktojë probleme madhore siç është sëmundja e zemrës, tensioni i lartë i gjakut e të tjerë. Stresi njihet si vrasësi i fshehtë sepse njerëzit nuk e marrin stresin seriozisht.

05:50
Koha më e përshtatshme për të ecur kundër mbipeshës

Numërimi i hapave që kryejmë çdo ditë është një nga trendet më popullore aktualisht. Njerëzit i numërojnë ato falë aplikacioneve të shumëta me shpresën se ky lloj aktiviteti fizik, pra ecja, përmirëson shëndetin. Ekspertët kanë rekomanduar gjithnjë që njeriu duhet të kryejë aktivitet fizik çdo ditë dhe të paktën të kryejë disa mijëra hapa.

05:15
Një operacion me teknologji të re robotike u krye me sukses në Vjenë

Një nga operacionet e para në botë me teknologji të re robotike është kryer në Klinikën Universitare për Otorinolaringologji në Vjenë. Siç njoftuan zyrtarisht nga qyteti i Vjenës, gjatë implantimit, pajisja mundësoi qasjen e saktë në veshin e brendshëm plotësisht automatikisht dhe minimalisht invazivisht.

03:46
Vëllai i Meghan Markle “trondit” me deklaratat: Radhën tani e ka Harry

Prej pak kohësh, vëllai i Meghan Markle është bërë pjesë e reality show-t në Australi, “Big Brother VIP”. E pjesë e bisedave brenda në shtëpi është bërë edhe Dukesha.

03:13
Bavaria detyron përdorimin e maskave në shkolla

Landi gjerman i Bavarisë ka vendosur të rifusë rregullat që kërkojnë përdorimin e maskave mbrojtëse ​​në shkolla, mes dëshmive të rritjes së incidencës së COVID-19.