Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Krahës-Mallakaster, ku si pasojë janë plagosur tre persona.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi te fshatit Krahës ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën duke shkaktuar plagosjen e tre personave dy prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.

Ka qenë automjeti tip Mercedez-Benz i cili është përplasur me një tjetër makinë me një shpejtësi marramendëse. Në vendngjarje kanë shkuar forcat policore dhe ndihma e shpejtë për të plagosurit.

Njoftimi i policisë:

“Rreth orës 14:30, në aksin rrugor Memaliaj – Krahës, në afërsi të fshatit Krahës, janë përplasur automjeti tip “Renault” me drejtues shtetasin L. F., 50 vjeç, banues në Mallakastër, me autiomjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin A. M., 36 vjeç banues në Përmet. Për pasojë janë dëmtuar drejtuesit e automjeteve si dhe 4 pasagjerët, të cilët janë transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit” .

Top Channel