Zelensky i gatshëm për të diskutuar me Rusinë: Ne duam të jetojmë, por fqinjët tanë na duan të vdekur

20/03/2022 17:38

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky i është drejtuar deputetëve në parlamentin e Izraelit duke bërë krahasim mes pushtimit rus dhe Luftës së Dytë Botërore.

“Është një luftë që synon shkatërrimin e popullit tonë, shkatërrimin e fëmijëve tanë, familjeve, shtetësisë, qyteteve, kulturave dhe gjithçkaje që i bën ata ukrainas. Kjo është arsyeja pse unë kam të drejtë të bëj këtë krahasime në histori”, tha Zelensky.

Presidenti i Ukrainës shtoi se Partia Naziste, e njohur si NSDAP, ishte nisur në Gjermani 102 vjet më parë më 24 shkurt, data e këtij viti kur Rusia nisi forcat për të pushtuar Ukrainën.

“Ata po i thonë sërish fjalët ‘zgjidhja përfundimtare’ në lidhje me ne, kombin ukrainas… u tha në një takim në Moskë”, tha Zelensky.

Ai i kërkoi Izraelit të ndihmojë rezistencën e popullit ukrainas kundër ushtrisë ruse.

Ndër të tjera citoi kryeministren izraelite Golda Meir me fjalët: “Ne duam të jetojmë por fqinjët tanë na duan të vdekur”.

Ndër të tjera shtoi se janë të gatshëm për kompromis me Rusinë.

Top Channel