Rikthehet pas një kohe pushimi për shkak të protagonistit Lulzim Zeqja, shfaqja Edmond. Me regj të Indrit Cobanit dhe Andia Xhungës, nga autori Alexis Michalik.

Është fundi i shekullit XIX. Një poet francez, Edmond Rostand, ndjek i dëshpëruar dështimin e pjesës së tij të fundit, përpara se të shkojë duarbosh dhe i pashpresë në shtëpi, ku e presin gruaja, fëmijët dhe faturat. Por mes problemeve të ndryshme ai nis të shkruajë atë shfaqe që do të shndërrohet në suksesin e jetës së tij.

Një komedie në vargje për tri javë, në prag të fundvitit në Paris. Stisja e historisë së dashurisë së mikut të tij të afërt, bëhet papritur shpëtimi dhe dhe subjekti i suksesit.

Regjisorët zgjodhën një vepër me 3 çmime të tjera ‘Molière’ dhe ja dolën të kthejnë vëmendjen e publikut tek Teatri.

Aktorët Lulzim Zeqja, Vasian Lami, Laert Vasili,  Helidon Fino, Arben Derhemi,  Luli Bitri, Genci Fuga, Myzafer Zifla, Besmir Bitraku, apo Ilirda Bejleri mbajtën skenën përreth tre orë me interpretimin e tyrë intensive dhe të vërtetë.

Aktorët ia kanë dalë të mishërojnë personazhet e “Sirano dë Bërzherak” të “Edmond”, duke realizuar një shfaqje brenda një shfaqjeje, në funksion të një komedie, por që të bën dhe të mendosh..

Top Channel