Atentati ndaj një shtetasi në Kombinat/ Arrestohen tre të dyshuar, njëri tentoi ta qëllonte me armë, të tjerët e goditën

21/03/2022 10:55
Foto ilustruese

Tre shtetas janë arrestuar këtë të hënë si të përshirë në tentativën e vrasjes së një 60-vjeçari, mbrëmjen e kaluar në Kombinat.

Ngjarja ndodhi të dielën në mbrëmje në rrugën “Llambi Bonata”.

Policia ka arrestuar 60-vjeçarin Arjan Shtëmbari për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Pas tentativës së Shtëmbarit, kanë qenë 27-vjeçari me iniciale E.G. dhe 42-vjeçari me iniciale M.G që kanë dhunuar viktimën. Të dy janë arrestuar.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një armë zjarri pistoletë, një krëhër me municion luftarak, gëzhoja dhe një automjet në pronësi të shtetasit A. Sh.

Top Channel