Dominim i Ferrarit në Bahrein, Hamilton i gëzohet vendit të tretë

20/03/2022 19:19

Triumf i dyfishtë i Ferrarit në Çmimin e Madh të Bahreinit, i pari në Botërorin 2022 në Formula 1.

Garën e fiton Charles Leclerc, ndërsa i dyti vijën e finishit e kaloi Carlos Sainz, i cili përfitoi nga tërheqja e Max Verstappen për probleme mekanike.

Kjo është “dopieta” e parë për njëvendëshet kokëkuqe që pas triumfit të Vettel dhe Leclerc në Çmimin e Madh të Singaporit në vitin 2019. Në shkallën më të ulët të podiumit u ngjit Lewis Hamilton, që përfitoi nga ndalesa e Perez në xhiron e parafundit. Një tjetër Mercedes, ajo e Russell, shënoi kohën e katërt më të mirë.

Top Channel