Tre shtetas janë arrestuar këtë të hënë në Lezhë pasi dyshohet se tregtonin lëndë narkotike të llojit kanabis.

Gjatë kontrollit të policisë të dy automjete në rrugën nacionale Shkodër-Lezhë, në një automjet tip “Volkswagen”, me drejtues Izmir Dervishin gjetën 5 thasë plastmasi të mbushur me bimë kanabis, e cila pas peshimit rezultoi 40 kilogramë.

Në automjetin tjetër tip “Seat” ndodheshin shtetasit Durim  Mehmedaj dhe Erdgys Arrazi të cilët shoqëronin automjetin ku u gjet lënda narkotike.

Të tre këta shtetas u arrestuan dhe do të hetohen nga Prokuroria e Lezhës.

Top Channel