Zelensky: Gati për negociata me Putinin, por nëse dështojnë, kjo do të thotë një luftë e tretë botërore

20/03/2022 15:03

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i tha të dielën CNN se është i gatshëm të negociojë me presidentin rus Vladimir Putin, por paralajmëroi se nëse përpjekja për negociata dështon, kjo mund të nënkuptojë se lufta midis dy vendeve do të çojë në një “Luftë të tretë Botërore”.

“Jam gati për negociata me të. Isha gati për dy vitet e fundit. Unë mendoj se pa negociata, ne nuk mund t’i japim fund kësaj lufte. Nëse ka vetëm 1% mundësi që ne ta ndalojmë këtë luftë, mendoj se duhet ta shfrytëzojmë këtë shans. Forcat ruse kanë ardhur për të na shfarosur. Por unë mendoj se ne duhet të përdorim çdo format, çdo shans për të pasur një mundësi për të negociuar, mundësinë për të biseduar me Putinin. Por nëse këto përpjekje dështojnë, kjo do të thotë se kjo është një luftë e tretë botërore”, tha Zelensky.

Prej ditësh tashmë Rusia dhe Ukraina po zhvillojnë negociata por pa rezultate konkrete.

Moska thotë se janë afër një marrëveshje për statusin neutral të Ukrainës, por negociatorët e Kievit thanë se kushtet e tyre ku përfshihet armëpushimi i menjëhershëm nuk kanë ndryshuar.

Top Channel