Tmerr në ekspozitën e makinave, 1 i vdekur dhe 20 të plagosur

20/03/2022 11:44

20 persona u plagosën me armë dhe një tjetër ka humbur jetën në një ekspozitë makinash në Dumas, Arkansas, të shtunën në mbrëmje.

Shefi i policisë së Dumas Keith Finch tha se mes të plagosurve ka edhe fëmijë por nuk dha detaje më shumë detaje.

Deri më tani një person është arrestuar nga policia, megjithëse mendohet se janë disa autorë.

Ekspozita e makinave është një ngjarje që komuniteti lokal e bën cdo pranverë për të mbledhur donacione për bursa shkollore.

Wallace McGehee, organizatori i ekspozitës tha se ngjarja është një tragjedi duke shtuar se e kanë bërë këtë gjë për 16 vite dhe asnjëherë nuk ka pasur probleme.

Top Channel