E diel, 07 Nëntor 2021
06:16
Boronica e kuqe/ Fruti që ju ndihmon kundër peshës së tepërt

Boronica e kuqe është një nga frutat më të nënvlerësuar në mesin e të gjitha frutave të tjera të pyllit. Ajo është e pasur me antioksidantë dhe fibër dhe ofron një larmi përfitimesh shëndetësore duke nisur nga tretja e deri tek sheqernat në gjak. Këto fruta të vogla bëjnë një punë të jashtëzakonshme në organizëm dhe u vijnë në ndihmë atyre që vuajnë nga zemra por edhe atyre që vuajnë nga mbipesha.

05:50
Plakja e imunitetit/ Ndikimi në shëndetin e organizmit

Me kalimin e moshës, sistemi imunitar i njeriut humbet efikasitetin e tij në luftimin e infeksioneve dhe në reagimin ndaj vaksinave. Përpos kësaj, një imunitet i plakur ka lidhje të drejtpërdrejtë me inflamacionin kronik. Inflamacioni është pjesë e reagimit normal të imunitetit për rikuperimin, dhe në shumë raste shërben për të na mbajtur të sigurt nga infeksionet bakteriale dhe virale dhe agjentët e dëmshëm të mjedisit.

05:15
9 arsye përse ju lotojnë shpesh sytë, si të veproni

Lotët janë të domosdoshëm për sytë, pasi largojnë toksinat e dëmshme nga sytë dhe i ndihmojnë ata që të jenë më të shëndetshëm. Jo vetëm kur qani, por edhe kur qeshni apo qëndroni shumë në dritë, lotët mund të rrjedhin shumë lehtë nga sytë tuaj duke mos krijuar ndonjë shqetësim.

03:46
Turizmi bullgar nën kërcënimin e COVID-19 dhe çmimeve të energjisë

Vala e katërt e pandemisë së COVID-19 dhe rritja e çmimeve të energjisë po kërcënojnë industrinë e turizmit të Bullgarisë, përpara sezonit të ardhshëm dimëror, paralajmëroi sot një ekspert.

03:13
Kongresi amerikan miraton paketën e infrastrukturës prej 1 trilion dollarësh

Deputetët amerikanë kanë miratuar një paketë prej 1,2 trilionë dollarësh, që synon modernizimin e infrastrukturës së vendit.

02:44
Shkon mbi 753 mijë numri i viktimave nga Covid-19 në SHBA

Ka shkuar mbi 753 mijë numri i viktimave nga Covid-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas universitetit John Hopkins, me 2 mijë e 378 vdekjet gjatë 24 orëve të fundit numri i viktimave arriti në 753 mijë e 937.

02:20
Japonia lehtëson kushtet e karantinës për biznesmenët e vaksinuar

Japonia do të lehtësojë kushtet e karantinës për hyrjet në vend për biznesmenët që kanë marrë vaksinën kundër COVID-19.

01:59
Shkon mbi 250 milionë numri i rasteve me Covid-19 në mbarë botën

Ka shkuar mbi 250 milionë numri i rasteve me Covid-19 në të gjithë botën.

01:48
Dy hiena me Covid-19/ Rastet e para në botë u regjistrua në Denver të SHBA

Covid-19 po përhapet edhe tek kafshët pas dy vjetësh që qarkulloi vetëm të njerëzit. Mediat ndërkombëtare raportojnë se dy hiena në kopshtin zoologjik të Denver kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

01:21
Tirana fiton derbin me “poker”/ Tirana dominoi Dinamon, shkëputet në krye 6 pikë nga vendi i dytë

Tirana merr revanshin ndaj Dinamos për humbjen e pësuar në ndeshjen e parë të 1/8 të finaleve të Kupës së Shqipërisë. Në Air Albania Stadium, bardheblutë fituan në derbin e dytë të zhvilluar në harkun e pak ditëve ndaj dinamovitëve me rezultatin e thellë 4-0 duke përforcuar akoma më shumë pozitat në krye të klasifikimit në Abissnet Superiore.

00:57
Memelli: Skënderbe i jashtëzakonshëm, bllokuam dhe mposhtëm një super ekip

Në Korçë janë të lumtur, Skënderbeu mori tre pikët e para sezonale në Abissnet Superiore pas fitores 2-0 ndaj Kukësit, kundërshtar të cilin Migen Memelli e vlerëson shumë. Trajneri i skuadrës korçare foli rreth fitores, teksa preku disa tema gjatë fjalës së tij.

00:46
Shehi: Tirana ime luan me shumë module, ja çfarë ndryshuam pas Kupës

Orges Shehi qëndron me këmbë në tokë, edhe pse djemtë e tij shkëlqyen dhe “shkatërruan” 4-0 Dinamon në derbin e kryeqytetit. Trajneri i 25 herë kampionëve të Shqipërisë, foli pas ndeshjes teksa zgjedh Redon Xhixhën si lojtari më të mirë të ndeshjes.

00:23
Humbja me “poker”, Shkëmbi: Ndikuan mungesat dhe lodhja, ishim hija e vetvetes

Bledi Shkëmbi tenton të analizojë humbjen 4-0 në derbin me Tiranën. Dinamo ishte hija e vetvetes krahasuar me ekipin që fitoi 2-0 në Kupë. Trajneri korçar foli pas ndeshjes duke analizuar se çfarë nuk funksionoi.

00:10
Rikthehet makthi i Liverpool dhe Romës për Barcelonën, nga avantazhi 3-0 barazon ndaj Celta-s

Barcelona është mjaft e brishtë dhe as Xavi mund të mos bëjë punë për ta nxjerrë nga situata. Në ditën që ish kapiteni u zyrtarizua si trajneri i ardhshëm, skuadra katalane nuk shkoi dot përtej një barazimi 3-3 në transfertën ndaj Celta Vigos.

E shtunë, 06 Nëntor 2021
23:55
“Lojtarët e United si të dehur që donin sherr”, ish-kapiteni nuk përmbahet pas derbit

Humbja në derbi “djeg” gjithmonë. Manchester United u shfaq i pafuqishëm në takimin shtëpiak ndaj Manchester City, që mori tre pikët falë suksesit 0-2 në “Old Trafford”.

23:44
De Laurentiis paralajmëron Insignen: Ja ç’të pret nëse nuk rinovon

Napoli po bën një kampionat në kufijtë e perfektes, megjithatë shqetësim për presidenti De Laurentiis mbetet fakti që kapiteni Lorenzo Insigne nuk po pranon ende të rinovojë kontratën me klubin.

23:32
Feston Leipzig, Dortmund bie pas 5 vitesh në “Red Bull Arena”

Leipzig rikthehet të fitojë në në shtëpi kundër Dortmund në Bundesligë pas plot 5 vitesh. Nënkampionët e Gjermanisë ia dolën të thyejnë 2-1 verdhezinjtë, duke siguruar tre pikë fantastike.

23:23
Real Madrid “abonohet” me fitoret 2-1, Kroos dhe Benzema e ngjisin në krye

Real Madrid në krye të La Liga-s. “Los Blancos” fituan 2-1 në shtëpi kundër Rayo Vallecanos, kundërshtar ndaj të cilit regjistruan suksesin e dhjetë radhazi në “Santiago Bernabeu” në kampionat.

22:57
A do ta ndante Donaldi një partnere që nuk e përmbush seksualisht?

Mbrëmja e sotme ishte dedikuar për “vajzat” e shtëpisë.

22:55
Shokon Alvisa, e përlotur tregon se ka përjetuar dhunë nga Hyseni: Shpirti im e di çfarë ka hequr

Mes lotësh Alvisa kërkon largimin nga program ndërsa ka treguar se gjithçka e ka bërë sepse ka përjetuar dhunë nga Hyseni. Në emisionin Për’puthen Prime, Hyseni ka zbuluar se kanë mbajtur lidhje jashtë programit, ndërsa Alvisa ka treguar se ka marrë kërcënime nga më të ndryshmet.

22:53
Operacion anti drogë në Korçë, arrestohen disa persona. Një avokat i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike

Policia ka zhvilluar një operacion anti drogë në qytetin e Korçës, ku është sekuestruar një sasi e konsiderueshme lëndë narkotike dhe janë arrestuar disa persona.

22:45
Arjani preket, shpërthen në lot dhe largohet nga studio

Pas të gjithë ngjarjeve që ndodhën mbrëmjen e sotme në Për’puthen Prime, opinionisti Arjan Konomi është prekur shumë dhe ka shpërthyer në lot.

22:43
Habit Dj PM: Ja me cilën banore do të lidhesha për lojë

Mbrëmja e sotme ishte dedikuar për “vajzat” e shtëpisë.

22:31
Semi tregon dy personat që do të donte të takonte në “BBV”

Mbrëmja e sotme ishte dedikuar për “vajzat” e shtëpisë.

22:30
Hysenit i dridhet zëri: Jepja jetën për ty Alvisa! Të kërkova të fejoheshim, shih çfarë më bëre

Hyseni ka publikuar çdo gjë në lidhje me Alvisën, për të cilën ka treguar se kanë qenë në lidhje gjatë kohës së programit. Ai ka ndërhyrë në Prime përmes lidhjes me Skype pasi ndodhet jashtë Shqipërisë.

22:10
Akuza e rëndë/ “Alvisa ka qenë në shtëpinë time duke parë emisionin kur hyri në program”, Arjani: Je e pacipë!

Arjani ka shpërthyer ndaj Alvisës pas Hyseni ka zbuluar se kanë qenë të lidhur kur ai ka hyrë në program. Hyseni tregoi se kanë qeshur në shtëpinë e tij kur shihte debatin me opinionistin.

22:00
“Më tradhtove moj”/ Hyseni nxjerr bisedat e përgjimit me Alvisën

Hyseni ka vendosur të hapë të gjithë kartat në përballjen me Alvisën. Ai ka publikuar bisedat e përgjimit ku tregon se cfarë ka folur me Alvisën, e cila i thotë se do të bënte të mundur që Bashkimi të deklarohej për të.

21:50
Plas skandali/ Hyseni zbulon se ka qenë i lidhur me Alvisën gjatë kohës së programit (Rrëfimi i plotë)

Hyseni ka ndërhyrë në Për’puthen Prime për të sqaruar shantazhin që pretendon Alvisa se ka marrë prej tij dhe ka zbuluar se kanë qenë të lidhur gjatë kohës së programit.

21:44
Fotografi sjell miqësinë e pabesueshme mes ujkut dhe ariut të murrmë amerikan (fotot)

Këto janë momentet kur një fotograf i botës së egër has një takim të rrallë miqësor mes një ariu të murrmë dhe një ujku në parkun kombëtar të Yellowstone në SHBA.

21:40
Hyseni ndërhyn në Prime pas shantazhit për Alvisën, tregon çfarë i tha Bashkimit në 2 të natës: Mua më tradhtoi…

Shantazhi që Alvisa pretendon se i është bërë nga Hyseni teksa po njihej me Bashkimin është diskutuar mbrëmjen e sotme në Për’puthen Prime. Hyseni ka kërkuar të ndërhyjë në emision për të sqaruar pamjet që ka regjistruar, ku shfaqet Alvisa pranë Bashkimit.

21:26
Kampioni i ‘bodybuilding’ vdes nga ataku kardiak në moshën 46 vjeçare (fotot)

‘Bodybuilder-i’ profesionist Shawn Rhoden raportohet se ka vdekur në moshën 46 vjeçare nga një atak kardiak që rezultoi fatal.

21:20
Alvisa nevrikoset me Brunon: Më ke bërë një inçizim në makinë. Ja çfarë më pyeti

Në përballjen me Brunon, Alvisa ka zbuluar se e ka çuar një ditë në shtëpi dhe ai i ka bërë një regjistrim. Alvisa bazohet në fjalët e Mikelës për të thënë këtë gjë, ndërsa shtoi se gjithçka është bërë në mënyrë të pabesë.

21:10
Bora bën një koment për puthjen me Donaldin: Mendonim se ishim…

Moderatorja Bora Zemani ka bërë një koment për puthjen me Donaldin kur u fut në “Big Brother” për të takuar mikeshën e saj.

20:58
Biden: Familjet e fëmijëve imigrantë të ndarë nga prindërit, meritojnë dëmshpërblim

Presidenti Joe Biden tha të shtunën se familjet e fëmijëve të ndarë nga prindërit e tyre në kufirin SHBA-Meksikë gjatë administratës Trump duhet të kompensohen, ndërsa Departamenti i tij i Drejtësisë është në bisedime me familjet e prekura nga kjo çështje.

20:56
Me paruke, fustan dhe make-up/ Djemtë e “BBV” sfilojnë si vajza

Banorët kanë nisur përgatitjet për një mbrëmje ndryshe.

20:47
Mijëra persona marshojnë në Glasgou duke kërkuar më shumë nga Konferenca për Klimën

Mijëra protestues kanë marshuar në qytetin skocez, Glasgou, në ditën e dytë të protestave të mbrojtësve të ambientit, të cilët besojnë se çështjet e ngrohjes globale nuk janë trajtuar me urgjencë në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Klimën.

20:38
Projektohet rinovimi me klauzolë 1 miliard euro, Real Madrid “blindon” sulmuesin

Vinicius Junior është një nga lojtarët më në formë të Real Madrid. Sulmuesi brazilian numëron deri 9 gola dhe 7 asiste mes kampionatit dhe Champions League.

20:22
Koncerti tragjik në SHBA/ Travis Scott vazhdonte performancën megjithëse turma i lutej të ndalonte (video)

Janë publikuar së fundmi pamje të shumta të koncertit tragjik të reperit amerikan Travis Scott ku spektatorët i luten të ndalojë shfaqjen prej shtypjes së spektatorëve, para se tetë njerëz të vdisnin mes kaosit dhe dhjetra te plagoseshin.

20:20
Shtyu drejt greminës gazetaren Anila Hoxha dhe operatorin, pezullohet nga detyra punonjësi i policisë

Është pezulluar nga detyra punonjësi i policisë, i identifikuar si Sh.T., i cili shtyu gazetaren e Top Channel Anila Hoxha dhe një operator drejt greminës në Qafë Mollë, Dajt.

20:18
Hyjnë në fuqi masat për qytetarët e pavaksinuar/ Protesta në Athinë, pengohet nisja e shfaqjes në teatër

Sot kanë hyrë në fuqi masat e reja kufizuese për qytetarët e pa vaksinuar dhe në Athinë një grup protestuesish gjetën një mënyrë origjinale për të kundërshtuar masat e rrepta të vendosura prej qeverisë së Kyriakos Mitsotakis.

20:02
Ishulli me energji të pastër/ Halki, pranë Rodos me 500 banorë në Greqi

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis vizitoi të premten ishullin e vogël të Egjeut juglindor pranë Rodosit, Halki, me vetëm 500 banorë, duke nisur një fushatë mbarëkombëtare për t’i bërë ishujt e vendit më të përshtatshëm ndaj mjedisit.

19:58
Lista e lojtarëve të Kombëtares/ Reja rikthen Qazim Laçin dhe Albi Doka, mungon Gjimshiti

Kombëtarja shqiptare do të mbyllë kualifikueset e Botërorit 2022 me sfidat ndaj Anglisë dhe Andorrës.

19:55
Partizani, Daja premton kthesën/ Të dielën ekipi përballet me Kastriotin e vendit të parafundit

Shtatë pikë në shtatë javë për Partizanin e bëjnë këtë fillim sezoni nga më të vështirët për të kuqt që gjenden aktualisht në prag të mbylljes së fazës së parë të këtij sezoni në vendin e tretë nga fundi.

19:54
Shfaqja e parë në teatrin Migjeni/ Pas dy vitesh pandemi, vendoset në skenë “Kutia e zezë”

“Kutia e zezë”  e Paolo Genovese, nën regjinë  dhe përshtatjen e  Fatos Berishës, riktheu për herë të parë pas thuajse dy vitesh artdashësit në teatrin “Migjeni”, i cili ishte i mbyllur për ta për shkak të pandemisë.

19:53
AMA nuk ndalon piraterinë/ Tibo po i vjedh të gjithë, AMA vetëm e gjobit

Kompania Tibo është duke vjedhur pjesën më të madhe të televizioneve shqiptare dhe platformën Digitalb duke transmetuar pa asnjë kontratë prodhimet e tyre.

19:47
Tetë policë të plagosur në Londër në protestat anti-qeveritare të Ditës së Zjarrit (fotot)

Tetë oficerë policie u palgosën mbrëmë në Londër teksa protestuesit lëshuan fishekzjarre dhe u përleshën me policinë në marshimin e përvitshëm anti-qeveritar të Ditës së Zjarreve.

19:47
Covidi po godet muskujt/ Pas Covid, shfaqen probleme edhe me eshtrat

Është provuar shkencërisht tashmë, se Covid 19, preku shume sisteme të organizmit tonë, mes tyre edhe atë muskulor dhe kockor.

19:46
Plagosje me armë zjarri në Tiranë, kapet një prej autorëve. Bllokohet edhe “Benzi” që përdorën për t’ia mbathur

Të shtëna me armë u dëgjuan sot në afërsi të një bar-kafeje tek “Shallvaret” rreth orës 19:00.

19:43
“Të vaksinuarit, pa orë policore”/ Hidhet ideja për të hequr të gjitha kufizimet për personat e imunizuar

Në rast të përkeqësimit të situatës së pandemisë në dimër, për të hyrë në lokale për të pirë kafe duhet të jesh i vaksinuar. Ky është propozimi i qeverisë bazuar edhe nga vendimet e shteteve të tjera të botës.

19:42
Të ardhurat rriten 42 milionë euro/ Synimi i qeverisë përmes korrigjimeve në sistemin e taksave

Ndryshimet e paketës fiskale që vijnë si një modifikim i disa taksave e tatimeve më shumë si mbështetje për biznesin e qytetarët, shihen si një mënyrë për të rritur të ardhurat buxhetore.

19:41
Dj Dagz: Qeni më bën të ndihem tjetër njeri

Mbasditen e sotme banorët kanë diskutuar për kafshët shtëpiake.

19:39
Nafta shkoi 195 lekë për litër/ Rritja e çmimeve vijon edhe për benzinën dhe gazin e lëngshëm

Qytetarët po përballen me çmime rekord të karburantit me fillimin e muajit nëntor. Nafta dhe benzina kanë shkuar deri në 195 lekë.

19:31
Gjendet i vrarë Ruzhdi Hoxha/ Biznesmeni ishte vrarë në Qafë Mollë. Autori i dyshuar është arrestuar

Ruzhdi Hoxha u gjet i vrarë dhe i mbuluar me zallishte pas malit të Dajtit, plot 17 ditë mbasi doli për të takuar miqtë e tij me të cilët ndenji në disa lokale në Tiranë dhe në afërsi të autostradës.

19:24
Sherr mes të moshuarve në Vlorë, zihen me sende të forta. Njëri përfundon në spital, tjetri në polici

Një sherr ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Vllahinë në qytetin e Vlorës. Dy persona të moshës 70 vjeç janë konfliktuar me sende të forta me njëri-tjetrin.

19:13
Rrëfehet Bora Zemani: Nuk më pëlqen vëmendja, vihem në siklet!

Këtë të shtunë në emisonin “Më Thuaj Një Dëshirë”, me Fjoralba Ponarin është bashkuar edhe moderatorja Bora Zemani për të realizuar dëshirën e një fansit të saj të spektrit autik, i cili e adhuron dhe dëshiron që një ditë të bëhet gazetar.

19:02
Dhuna e efektivit ndaj gazetares Anila Hoxha, SHÇBA nis inspektimet: Vihet para përgjegjësisë çdo punonjës policie që ka sjellje jo etike

SHÇBA ka nisur inspektimet në lidhje me dhunën e ushtruar nga një efektiv policie ndaj gazetares së Top Channel dhe grupit të xhirimit teksa raportonin për trupin e pajetë të biznesmenit Ruzhdi Hoxha në zonën e Qafë Mollës.

18:56
Brexit/ BE paralajmëron “pasoja të rënda” nëse Britania aktivizon nenin 16

Britania e Madhe dhe BE ndodhen në prag të një lufte tregtare, pasi Brukseli akuzoi Boris Johnson për mungesë serioziteti në lidhje me negociatat mbi të ardhmen e Irlandës së Veriut dhe paralajmëroi për “pasoja serioze”, nëse Dowing Street pezullonte marrëveshjen pas Brexit.

18:53
E guximshme në dashuri? Flet Bora Zemani: Tërhiqem kur…

Këtë të shtunë në emisionin “Më Thuaj Një Dëshirë”, me Fjoralba Ponarin është bashkuar edhe moderatorja Bora Zemani për të realizuar dëshirën e një fansit të saj të spektrit autik, i cili e adhuron dhe dëshiron që një ditë të bëhet gazetar.

18:48
DJ PM nisi flirtin me Sarën, por DJ Dagz qenka “i zënë”. Ja moderatorja që i ka rrëmbyer zemrën

Shtëpisë më të famshme në Shqipëri i janë shtuar dy konkurrentë të rinj, të cilët do të jenë në lojë si një konkurrent i vetëm. Bëhet fjalë për DJ PM dhe DJ Dagz.

18:39
Emigrantët detyrojnë avionin të ulet në Spanjë duke u hequr si ‘në gjendje kome’, 20 arratisen (fotot)

Një operacion i gjerë kërkimi ka nisur në Majorca të Spanjës pasi të paktën 20 emigrantë janë arratisur nga një avion kur një prej tyre hiqej sikur kishte një emergjencë mjekësore.

18:31
Rasti i parë në botë që virusi transmetohet te kafshët, dy hiena rezultojnë pozitive në Denver

Covid-19 po përhapet edhe tek kafshët pas dy vjetësh që qarkulloi vetëm tek njerëzit.

18:25
Ishte e pathyeshme deri sa luajti me Bayernin, Freiburg “lë vetëm” Liverpoolin

Ishte një nga të paktat skuadra në Europë, që nuk e kishte provuar ende shijen e humbjes së parë sezonale, por kjo ndodhi deri sa erdhi dita e ndeshjes me Bayernin.

18:19
Covid-19/ MSH: 2 humbje jete dhe 563 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se 2 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi dhe janë shënuar 563 raste të reja. Krahasuar me një ditë më parë, vihet re se ka rënie të infektimeve dhe jetëve të humbura nga Covid-19.

18:17
Këngëtarja e njohur 26 vjeçare vdes në aksidentin ajror me katër të tjerë (fotot)

Një këngëtare fituese e çmimit Grammy ka vdekur në një aksident ajror së bashku me katër njerëz të tjerë në bord.

18:15
DJ PM provokon Sarën: Cili nga banorët të pëlqen më shumë?

DJ PM është një nga banorët më të rinj të shtëpisë së “Big Brother Vip”.

18:03
Përplasen dy makina në Qafë Gjashtë, pasagjerja dërgohet me urgjencë për në spitalin e Traumës

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme, rreth orës 16:50 në Qafë Gjashtë.

17:53
Merr flakë makina në lëvizje tek “Kthesa e Kamzës”

Një automjet në lëvizje ka marrë flakë tek Kthesa e Kamzës. Dyshohet se ka pasur një difekt teknik, ndaj ka marrë flakë.

17:52
SHBA, mijëra oficerë të inteligjencës përballen me shkarkim prej refuzimit të vaksinimit (fotot)

Mijëra oficerë të inteligjencës së SHBA përballen së shpejti me shkarkim prej refuzmit të vaksinimit të detyruar për Covid-19, teksa kongesmenët repubikanë kanë ngritur shqetësime për punonjësit e agjencive kritike për sigurinë e vendit.

17:46
“Avionë të vegjël fluturojnë në zonë”, banorët e Ishmit ngrenë alarmin. Policia: Ministria e Bujqësisë po vaksinon dhelprën e kuqe nga ajri

Policia e Shtetit ka shpërndarë një njoftim për media për të qetësuar banorët e Ishmit të cilët reaguan menjëherë pasi panë avionë të vegjël që po fluturonin në zonë. Shkak i telefonatës janë bërë rastet e mëparshme kur avione të vegjël kanë transportuar drogë nga Shqipëria drejt vendeve fqinje.

17:42
Çelet Galeria e Artit të Tiranës, Veliaj: Një pol i ri kulturor i shtohet kryeqytetit në prag të vitit Europian të Rinisë

Galeria e Artit te Tiranës është institucioni më i ri kulturor që i shtohet kryeqytetit në prag të Vitit Europian të Rinisë, ku Tirana është shpallur kryeqendra e mijëra eventeve artistike e kulturore.

17:30
Dhuna ndaj gazetares Anila Hoxha, reagon Sali Berisha: Akt prej gangsteri me uniformë i narkopolicit

Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar për dhunën e ushtruar nga gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, e cila ndodhej në krye të detyrës.

17:21
Kopja autentike e Mona Lisës e vitit 1600, del në ankand në Paris (fotot)

Një kopje e pikturuar e Mona Lisës nga mjeshtri italian Leonardo da Vinci, që daton prej më shumë se 400 vjetësh, del në ankand kësaj jave në Paris.

17:11
Të hënën protestojnë punonjësit e shëndetësisë në Kosovë, ja çfarë kërkojnë nga qeveria ‘Kurti’

Kryetari i Federatës së Sindikatëve të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla ka ftuar punonjësit e shëndetësisë që t’i bashkohen në protestën që do të mbahet të hënën para qeverisë së Kosovës. Protesta është paralajmëruar që të nisën në orën 10:00 për të kërkuar barazi sociale.

16:58
Balla dhe presidentja e organizatës ‘Sesame Workshop’ Sherrie Rollins Westin takojnë familjet nga Afganistani të strehuara në Durrës

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla bashkë Sherrie Rollins Westin, presidente e organizatës “Sesame Workshop” zhvilluan një takim me disa prej familjeve nga Afganistani të strehuara në një nga strukturat hoteliere në Durrës.

16:58
Burri futet në liqen për t’i shpëtuar bletëve, gjen vdekjen kur e hanë piranjat (fotot)

Një burrë në Brazil që u fut në liqen për t’i shpëtuar bletëve që e sulmonin është gjetur i mbytur, i ngrënë nga peshqit piranja.

16:54
Sierra Leone: Të paktën 91 të vdekur nga shpërthimi i një cisterne karburanti

Të paktën 99 persona humbën jetën të premten në kryeqytetin e Sierra Leones kur një cisternë karburanti shpërtheu pas një përplasjeje, sipas morgut qendror dhe autoriteteve lokale.

16:53
Data e përvjetorit/ Donaldi i dërgoi dhuratë nga shtëpia e BBV, Bora Zemani reagon për herë të parë

Mbrëmjen e kaluar, Donald Veshaj zbuloi para të gjithëve se ishte një datë e veçantë për të pasi 3 vite më parë ishte lidhur me Borën. Për këtë arsye, hoqi varësen nga qafa, e vendosi brenda një kutie me ëmbëlsira dhe e hodhi përtej murit për të.

16:41
“Polic je ti ore? Çfarë je ti? Debil” Momenti kur gazetarja Anila Hoxha dhe grupi i xhirimit dhunohen nga policia (VIDEO)

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha është dhunuar në krye të detyrës teksa raportonte nga vendi i ngjarjes ku u gjet trupi i vrarë i biznesmenit Ruzhdi Hoxha. Gazetarja po raportonte detajet e ngjarjes ndërsa në një moment, u shty nga një efektiv.

16:37
Magdalena Andersson, kryeministrja e parë në Suedi

Ish-studente modele, notare e nivelit të lartë, ministre e Financave dhe tashmë lidere e socialdemokratëve, Magdalena Andersson do të jetë gjithashtu gruaja e parë që drejton një ekzekutiv në Suedi.

16:35
Dhjetra persona humbin jetën nga shpërthimi i cisternës në Sierra Leone

Përplasja e një autoboti me një kamion në Freetown, kryeqytet i Sierra Leones, ka shkaktuar një tragjedi.

16:26
Mbi 250 milionë raste me COVID-19 në mbarë botën

Numri i rasteve me koronavirus në mbarë botën ka shkuar mbi 250 milionë.

16:18
Manchester është blu, City mposht United në derbi

Manchester City ia ka dalë të fitojë derbin ditën e sotme përballë Mançester United me rezultatin e pastër 0-2.

16:12
Veliaj ftesë simpatizantëve të opozitës t’i bashkohen PS: Kasollja e LSI u mbyll me qepena në prill!

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka ftuar demokratët dhe simpatizantët e LSI që të bashkohen me PS.

16:09
Veliaj thirrje Metës: Bindu ligjit, dekreto sa më parë zgjedhjet e pjesshme vendore. Kushtetuesja dhe Venecia na dhanë të drejtë

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që legjitimoi zgjedhjet lokale të 30 qershorit, Kryebashkiaku Erion Veliaj i bën thirrje Presidentit Meta që të dekretojë sa më parë datën e zgjedhjeve të pjesshme.

16:00
Gjashtë të arrestuar dhe 6 të proceduar penalisht në Pogradec e Korçë, ja për çfarë akuzohen

Policia ka vënë nën pranga gjashtë persona dhe ka proceduar penalisht 6 të tjerë për vepra të ndryshme penale.

15:56
41 vjeçarja bëhet viktima e katërt e eventit masiv të surfit në Uells, arrestohet organizatorja (fotot)

Një grua është bërë dje viktima e katërt e një tragjedie në lundrimin masiv të surfistëve në brigjet britanike që u përfshinë papritur nga deti i keq në Uells në Britani.

15:53
Iu dërgonte sms në orët e vona të natës/ Ngacmoi seksualisht dy nxënëse, arrestohet drejtori i shkollës 9-vjeçare në Pogradec

Policia ka arrestuar një 59 vjeçar në Pogradec, i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy vajza të mitura.

15:47
(Pamjet nga vendngjarja) Ja ku u gjend i vrarë biznesmeni/ Ruzhdi Hoxha ishte groposur nën gurët e një gremine në Qafë Mollë

Këto janë pamjet nga vendi i ngjarjes, ku ditën e sotme policia gjeti trupin e pajetë të biznesmenit Ruzhdi Hoxha, i zhdukur që prej datës 20 tetor.

15:35
Ndihmoi dy persona të arratiseshin nga policia që i ndaloi për kontroll, arrestohet i riu në Fier

Një person është vënë nën prangat e policisë në Fier, ndërkohë që janë shpallur në kërkim dy të tjerë.

15:27
Momentet e rralla kur tufa e 150 bizonëve rrethojnë makinën në parkun kombëtar amerikan (video-foto)

Momente të pabesueshme që ndodhin njëherë në jetë janë regjistruar në video në parkun kombëtar të Yellowstone kur një tufë e patrembur prej 150 bizonës rrethuan makinën e një vizitori.

15:25
Pentagoni pajis F35-sat me bomba termonukleare-bombarduesit, gati për mision!

F-35 Joint Struke Fighter është pothuajse gati për të një mision të ri, atë të bombarduesit me aftësi bërthamore, thonë mediat në SHBA. Forcat ajrore amerikane sipas tyre kanë përfunduar me sukses testimin e e avionit të pajisur tashmë me bombën termonukleare B61-12.

15:24
Covid-19 në Kosovë/ Asnjë humbje jete, ja sa raste të reja janë shënuar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë në Kosova ka dhënë bilancin e 24 orëve të fundit të Covid-19.

15:22
Rrahu protestuesit, truproja e Macron dënohet me tre vjet burg!

Tre vjet heqje lirimi ishte dënimi i dhënë një ish truproje të presidentit francez, Emmanuel Macron, që rrahu dy protestues në vitin 2018.

15:19
Aleatët qëllojnë mbi forcat britanike, prag-katastrofe në bazën ajrore!

Ushtarët britanikë dhe ekuipazhi i RAF u qëlluan nga aleatët në një incident që mund të kishte përfunduar në mënyrë të tmerrshme.

15:16
”Vuçiç e njohu Kosovën shtet”, analisti: Ja “gafa” që bëri në Open Balkan!

Përmes një postimi në Facebook, analisti Ilir Ibrahimi thotë se presidenti serb, Aleksandar Vucic, padashur e njohu Kosovën shtet.

15:13
”Lufta e tretë ballkanike”, Kurti: “Serbia, si Gjermania mes Luftrave botërore”!

Në një intervistë për gazetën britanike “The Telegraph”, kryeministri i Kosovës Albin Kurti u përpoq t`i binte këmbanave të alarmit për rrezikun që vjen nga Serbia.

15:10
Cisterna përplaset me kamionin, dhjetëra të vdekur nga ferri i flakëve: ”Si bombë atomike”

Përplasja e një kamioni me një makinë cisternë nafte në Sierra Leone u pasua nga një ferr flakësh, i cili nuk i la asnjë rrugë shpëtimit kalimtarëve të rastit dhe drejtuesve të automjeteve që ndodheshin në afërsi.

15:09
Sulm me thikë në tren në Gjermani: “Disa të plagosur”!

Policia gjermane njoftoi se ka pasur një sulm me thikë në një tren në landin jugor të Bavarisë, ku një sërë personash kanë mbetur të plagosur.

15:06
Tea hap celularin dhe tregon mesazhet e fundit me Arjan Konomin: Ndaj shumë sekrete! Ka lidhje me atë shokun…

Ditën e sotme në emisionin “Goca dhe Gra” moderatorët së bashku me Ledjanën e Përputhen kanë luajtur lojën e ruletës së celularit.

15:06
Triumfon plani i Biden në Kongres, 13 republikanë “tradhtuan”

Pas një ngërçi të gjatë, mosmarrëveshjet në Kongresin amerikan u kapërcyen për t`i dhënë dritën jeshile një pakete prej 1 trilion dollarësh mbi infrastrukturën, duke e dërguar ligjin për nënshkrim tek presidenti Joe Biden.