Marrëdhëniet Rusi-SHBA ‘në prag të kolapsit’, shkak deklarata e Biden

21/03/2022 16:27

Ambasadori amerikan u thirr sot nga Ministria e Jashtme e Rusisë, ku i tha se lidhjet mes SHBA-së dhe Rusisë janë në prag të ndërprerjes.

Sipas një deklarate nga ministria, shkak janë komentet e papranueshme nga presidenti amerikan Joe Biden për Vladimir Putinin e Rusisë.

“Deklarata të tilla të bëra nga një president amerikan, të cilat nuk janë të denja për një burrë shteti, kanë vendosur raportet ruso-amerikane në prag të prishjes”, thuhet në deklaratë.

Javën e kaluar, Biden e quajti homologun e tij rus një “kriminel lufte”, për shkak të terrorit që ky i fundit po kryen në Ukrainë.

Një ekspert i sigurisë kombëtare hodhi poshtë rëndësinë e paralajmërimit të Rusisë, duke e cilësuar si një kërcënim të kotë.

 

Top Channel