“Panik sheqeri” mungesa në produktet e shportës edhe në Rusi

21/03/2022 14:30

Edhe Rusia është prekur nga racionimi i disa prej produkteve të të shportës.

Në Rajonin Detar të Lindjes së Largët, supermarketet kanë vendosur kufizime prej dy kilogramë për klient për sheqerin, miellin, orizin, hikërrorin, kripën dhe makaronat; dy litra vaj vegjetal dhe tre kavanoza me ushqim për fëmijë.

Racionimi u raportua nga e përditshmja ruse e biznesit Kommersant.

Në Khabarovsk, një qytet në atë rajon, ka pasur panik për blerjen e sheqerit dhe është zhdukur nga raftet e shumë supermarketeve, raporton një agjenci lokale e lajmeve.

Megjithatë, zëvendësministri i Industrisë dhe Tregtisë Viktor Yevtukhov këmbëngul se “nuk ka asnjë problem me sheqerin”, pasi Rusia prodhon mjaftueshëm për vete dhe ka ndaluar eksportet e sheqerit.

Rrjeti i supermarketeve në Shën Petersburg Vkuster i tha Kommersant se po kufizonte gjithashtu shitjet e sheqerit në 2 kg për klient.

Javën e kaluar, Shërbimi Kombëtar i Statistikave Rosstat tha se çmimet e sheqerit ishin rritur gati 13%.

Sanksionet e vendosura për pushtimin rus të Ukrainës kanë dobësuar rëndë rublën dhe kanë nxitur inflacionin, duke rritur çmimet e ushqimeve.

Top Channel