BE miraton 6.1 miliardë euro për Ukrainën, në fokus mbrojtja ajrore, raketat dhe municionet
Rusia po kryen terrorizëm shtetëror në Ukrainë dhe do të vazhdojë të sulmojë vende të tjera, tha ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksii Reznikov.
Gjatë një vizite në Londër me Sekretarin e Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar, Ben Wallace, Reznikov tha se 150 fëmijë ukrainas ishin vrarë që nga pushtimi i Rusisë. Ai tha se më shumë se 400 shkolla dhe kopshte dhe më shumë se 110 spitale ishin shkatërruar.
“Mijëra e mijëra civilë mbetën të vrarë. Ky është një terrorizëm shtetëror. Kjo është arsyeja pse Kremlini duhet të ndalet, sepse ai do të shkojë më tej. Ai do të sulmojë vendet e tjera,” tha Reznikov.
Ai shtoi se që nga fillimi i pushtimit rus, ushtarët ukrainas kanë shkatërruar pothuajse 500 tanke ruse dhe më shumë se 1500 automjete të blinduara luftarake.
Top Channel