Dorëheqja e Bashës, reagon ambasada e SHBA në Tiranë: Respekt, shenjë e udhëheqësisë së vërtetë

21/03/2022 19:30

Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar pas vendimit të Lulzim Bashës për të dhënë dorëheqjen nga posti i kreut të PD.

“Vendimi i marrë nga Lulzim Basha sot për t’u dorëhequr si Kryetar i Partisë Demokratike meriton respekt. Vënia e interesave të partisë dhe të vendit mbi ato personale është shenjë e udhëheqësisë së vërtetë”, thuhet në reagim.

Ndër të tjera, ambasada e SHBA shpreson që vendimi do të përcaktojë rrugën që Partia Demokratike të ecë përpara drejt së ardhmes për të forcuar marrëdhënien e veçantë të Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara; për të përforcuar mbështetjen për reformat dhe përpjekjet e tjera për qëllimin e Shqipërisë për t’iu bashkuar Bashkimit Europian; dhe për të ritheksuar parimet dhe idealet demokratike mbi të cilat u themelua.

“Një opozitë e fortë që mund të jetë e gatshme për të udhëhequr është thelbësore për demokracinë. Mbështetja e Shteteve të Bashkuara për demokracinë dhe përkushtimi për të luftuar korrupsionin dhe pandëshkueshmërinë mbeten të pandryshuara”, përfundon reagimi.

Top Channel