Vaji ushqimor sipas kësaj deklarate doganore të datës 11 mars 2022 e ka koston totale për litër 223.9 lek.

Vlera e vete vajit për 1 litër është 178.58 lek, kosto e transportit 7.75 lek, ndërsa detyrimi doganor 37.57 lekë.

Pra sjellja e këtij produkti në Shqipëri I kushton kompanisë në këtë kohë krize gati 224 lek litri. Por perse shqiptarët e blejnë atë rreth 50% më shtrenjtë?

Tregtarja: Kalon dorë më dorë. Të gjithë duan të fitojnë 5 lekë.

Por në realitet situata është ndryshe. Ne mungesë të kontrollit ndaj shitësve të mëdhenj, te cilët nga fitimi, marrin pjesën e luanit, shitësit e vegjël ne fund detyrohen te rrisin çmimet ne dyqan për qytetaret.

“Unë e kam 310 lekë. E marr shtrenjtë”

“Unë 340 lekë. E marr 320 lekë. e kam marr që të mos më mungoj në dyqan.”

“Ke vaj? Jo nuk kam marr. Ishte shumë shtrenjtë. Sa ta shes?”

Gjatë këtij vëzhgimi, pamë qartë sesi rritet çmimi, nga grosistët deri te dyqanet e lagjes. Kërcimet në shifra janë të frikshme, sidomos për qytetarët, të cilët në këto moment, nuk kërkojnë shfaqje mediatike. Ata kërkojnë nga qeveria që të sigurojë transparencën, dhe ndëshkimin e spekulantëve, që shfrytëzojnë bombat që bien në Kiev për të rritur çmimin e vajit në Tiranë.

Top Channel