Balla vizitë më Greqi/ Takim me homologun Ioannis Bouga: E domosdoshme përmbyllja e një marrëveshjeje me Greqinë në fushën e sigurimeve shoqërore

21/03/2022 18:37

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ndodhet në një vizitë zyrtare në Greqi.

Balla në krye të një delegacioni nga Kuvendi i Shqipërisë zhvilloi sot një takim me Kryetarin e Grupit Parlamentar të Demokracisë së Re, Ioannis Bouga. Gjatë takimit Balla dhe Bouga kanë dikutuar për marrëdhëniet mes dy vendeve si dhe për përmbylljen e marrëveshjes në fushën e sigurimeve shoqërore.

“Në frymën dhe shembullin e marrëveshjeve të ngjashme të Shqipërisë me vendet e tjera të BE-së është e domosdoshme përmbyllja e një Marrëveshjeje me Greqinë në fushën e sigurimeve shoqërore – për njohjen e ndërsjelltë të tyre për efekt pensioni të punëmarrësve në Greqi dhe në Shqipëri”, theksoi Balla.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Athinë, Parlamenti i Greqisë ➖Takim me Ioannis Bouga, Kryetarin e Grupit Parlamentar të Demokracisë së Re.  Komuniteti shqiptar në Greqi dhe minoriteti grek në Shqipëri mbeten ura të forta miqësie dhe bashkëpunimi mes dy vendeve tona. Në frymën dhe shembullin e marrëveshjeve të ngjashme të Shqipërisë me vendet e tjera të BE-së është e domosdoshme përmbyllja e një Marrëveshjeje me Greqinë në fushën e sigurimeve shoqërore – për njohjen e ndërsjelltë të tyre për efekt pensioni të punëmarrësve në Greqi dhe në Shqipëri.

Prej pesë vitesh tashmë Shqipëria ka miratuar një ligj shumë të mirë për minoritetet si dhe ka miratuar 9 akte nënligjore duke garantuar respektimin e plotë sipas standardeve më të mira europiane të të drejtave të minoritetit grek dhe të minoriteteve të tjera në Shqipëri.

Top Channel