Aksidenti me 18 të plagosur në Kosovë, eksperti zbulon shkakun: Akulli i zi

21/03/2022 18:17

Eksperti i komunikacionit Nol Dedaj tregoi për “Shqipëria Live” shkaqet e aksidentit të djeshëm ku mbetën të plagosur 18-të persona.

Dedaj tregoi më shumë detaje në lidhje me aksidentin duke thënë se shkaku ka qenë rruga e lagur dhe temperaturat e ulëta.

Ai shtoi se lagështia dhe temperaturat nën zero gradë krijojnë një shtresë të hollë të quajtur akulli i zi, i cili nuk dallohej nga shoferët dhe krijohej në një kohë shumë të shkurtër.

Këtu kushtet kanë qenë të përshtatshme për të krijuar akullin e zi , shtresa e sipërme e rrugës e cila krijohet në temperaturë minus pesë gradë, krijohet në një interval shumë të shkurtër kohor . Emrin e merr për shkak të ngjyrës së saj sepse është e vështirë të dallohet nga shoferët”, u shpreh eksperti.

Pas përplasjes së katër makinave, 18 të plagosurit i janë drejtuar spitalit për ndihmë mjekësore, ndërsa midis tyre ka pasur dy gra shtatzëna dhe tre fëmijë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut.

Top Channel