I mbijetuari i Luftës së Dytë Botërore vritet në sulmin në Kharkiv

21/03/2022 16:19

Administrata e qendrës përkujtimore Buchenwald në Gjermani, ka bërë me dije se një i moshuar që i mbijetoi një numri kampesh përqendrimi gjatë Luftës së Dytë Botërore u vra në bombardimin në shtëpinë e tij në qytetin verilindor të Kharkiv.

Boris Romantschenko, i cili ishte 96 vjeç, “ka bërë fushata për kujtimin e krimeve të nazizmit dhe ishte nënkryetar i Komitetit Ndërkombëtar Buchenëald-Dora”, thanë ata në një seri postimesh në Twitter.

 

Top Channel