Shtohen kritikat ndaj Berishës/ Kritiket e Bashës i kthehet liderit historik: Bashkim mes grupesh, jo individësh

21/03/2022 15:17

Në mungesë të një vendimmarrje brenda oborrit të selisë blu për krizën e thellë që po përjeton partia me e madhe e opozitës, jashtë dyerve të saj idetë për zgjidhje nuk mungojnë.

Demokratët duan një parti, duan një projekt politik, një tryeze të madhe e cila të na çojë te gara, te vota dhe te legjitimimi i lidershipit të partisë dhe në baze dhe në qendër”, thotë Kulluri.

Sali Berisha nisi lëvizjen e tij në shtator, duke reflektuar sipas tij nga e shkuara problematike e Partisë Demokratike në raport me votën e lirë. Vazhdimisht në takime, si ai i së dielës me shqiptarë që jetojnë në Greqi, kreu i foltores tentoi të theksonte sesa e rëndësishme është për të, vota e shqiptarëve.

Por,  pas Kuvendit te stadiumit, ndaj tij janë shtuar kritikat se i është kthyer metodës së vjetër, të vendimmarrjes vertikale. Kritikat po vijnë edhe nga ata që nuk janë të rreshtuar me PD-në zyrtare. Për dy kritikët e hershëm të Lulzim Bashës, Edvid Kulluri dhe Ibsen Elezi, procesi i nisur nga ai që quhet si ish-lideri historik i partisë nuk premton bashkim për sa kohë nuk respektohet gara e lirë.

Këta vijojnë me teorinë e asaj gruas socialiste, aman pajtoheni se s’duam as ujë, as drita. Kjo betejë nuk është për të bashkuar krerët por për të filluar për ta pastruar partinë se e vetmja mënyrë për të pastruar këto kufoma politike është gara me debat”, shprehet Elezi.

Ky vullnet nuk duhet të jete  vullneti i dy kupolave  të izoluara nga anëtarësia e partisë, por duhet të vijë nga shprehja e demokratëve në formë të lirë që nuk duan me këtë përçajnë dhe shkatërrim të PD”, shton Kulluri.

Top Channel