Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka reaguar pas dorëheqjes së Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të PD.

Në një reagim në rrjetet sociale, Duma thotë se nga ky çast, Partia Demokratike mundet të ndërtojë projektin e saj të fitores së madhe dhe të shpalosë të gjithë energjinë e jashtëzakonshme që ka.

Duma: Nga ky çast, Partia Demokratike mundet të ndërtojë projektin e saj të fitores së madhe!

Nga ky çast, Partia Demokratike, me të vetmit aksionerë: demokratët, mundet të shpalosë gjithë energjinë e jashtëzakonshme që ka!

Duma ishte zëri i brendshëm i PD-së që kërkoi vazhdimisht Lulzim Bashës për të dhënë dorëheqjen, vendim i cili erdhi vetëm pasditen e sotme gjatë mbledhjes së strukturave të partisë.

Top Channel