Zjarr në ullishtet e Vlorës/ “Sherre pronësie mbi tokën, ose për ndërtime të reja”

21/03/2022 15:26

Sipërfaqe me ullishta e pisha kanë marrë flakë ditët e fundit në Vlorë. Edhe pse stina e nxehtë është ende në larg në këto ditë të ftohta pranvere në Vlorë u aktivizuan disa vatra që dyshohet e janë zjarre të qëllimshme sipas punonjësve të rrezikshme.

Por  shpesh u vihet flaka edhe sipërfaqeve pyjore për të përfituar  sipërfaqe për ndërtim

Ky pyll është një zonë e mbrojtur , dhe këto zjarrvënie janë me te vetmin qëllim përfitim sipërfaqeje toke për ndërtim”, thotë një zjarrfikës.

Para tre ditësh janë djegur qindra rrënjë ullinjsh në zonën e fshatit Panaja dhe Bestrovë, kur ullinj shekullor tashme nuk janë me. Rastet e djegies së ullishteve në Panaja dyshohet se janë pasojë e konfliktet të vjetra  midis pronarëve të tokave dhe blegtorëve, pasi këta të fundit djegin  tokat , madje dhe ullinj për të përfituar kullota për bagëtitë e tyre.

 

Top Channel