Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare: Nuk ka vend për panik! Mos blini në rrugë, por në pikat e shitjes

21/03/2022 14:44

Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare në një komunikim për mediat theksoi se nuk ka vend për panik nga ana e qytetarëve.

Ata thanë se janë në monitorim të gjitha fermat dhe se ka karantinimin në rreze tre kilometra dhe monitorim në një rreze 10 kilometra.

“Protokolli parashikon që në rrezen prej 3 km quhet vatra, 10 km vendi monitorohet. Janë vënë në monitorim të gjitha fermat dhe do merren mostrat që do të analizohen. Kemi marrë masa të mëtejshme. Prodhimi i vezëve është i izoluar, autoriteti i ushqimit ka marrë të gjitha masat që të sigurojë publikun se nuk siguron problematika. Mjafton të merren masat siç është gatimi i produkteve në 70 gradë C”.

“Ky rast që është izoluar në datën 20 mars specifik, gripi qarkullon në fermat e fermave të oborrit, virusi është ARN që kërkon organizma të gjallë për t’u shumëzuar dhe për të kaluar tek shpendi tjetër. Për shkak të intesitetit të lartë në rast se konstatohen shpendë të ngordhur të lajmërohen, nuk ka vend në panik për ata që konsumojnë produkte, e prek njeriun nuk ka asnjë rast në botë që vjen nga ngrënia. Por vjen nga kontakti i tyre. Të mos prekë shpendë , 15 20 minuta dhe të mos jetë. Nuk ka raste të ngordhjes së kafshëve të oborrit, sëmundja zgjat nga dy javë në tre javë.

Specialistet këshillojnë që të shmangen blerjet në rrugë, por vetëm në pikat e shitjes, ndërsa masat janë marrë që në datën 19 mars për mos daljen në treg të mishit dhe vezëve të fermave të prekura.

“Të shmangen blerjet në rrugë, ndalim i shitjes së shpendëve të gjallë në tregje, duhet të drejtoheni vetëm në njësitë e shitjes. Në këto kushte mendoj se është e domosdoshme nga ana e konsumatorit. Masat janë marrë në datën 19 mars, vezët që gjenden në treg kanë dalë në data të mëparshme, vezët në treg do qëndrojnë për 21 ditë, nëse nuk shiten asgjësohen”, tha ajo.

Në lidhje me deklaratat, se nuk ka vende për të groposur, specialistja tha se vendi është përcaktuar tashmë dhe do të veprohet me groposjen e pulave të ngordhura.

“Kemi bërë kërkesa edhe dje edhe pardje, kemi një javë që të stabilizojmë një vend për të groposur kafshët. Kjo bëhet për të mbrojtur konsumatorin. Duhet të shprehet në bazë të legjislacionit, e kemi gjetur vendin, u jemi drejtuar të gjitha bashkive. Janë 73 mijë shpendë  të ngrodhur me laringotrakeit dhe 60 mijë kre shpendë me influencë aviare.”

Top Channel