Ambasada italiane në Tiranë reagon për dorëheqjen e Bashës: Respekt për vendimin e tij! Po hapet një fazë e re

21/03/2022 20:13

Ambasada italiane në Tiranë ka reaguar për dorëheqjen e Lulzim Bashës duke thënë se po hapet një fazë e re për Partinë Demokratike.

“Respekt për vendimin e kryetarit të opozitës Basha për t’u larguar nga posti dhe për kontributin e tij në konsolidimin e demokracisë shqiptare në krye të Partisë. Tani po hapet një fazë e re”, thuhet në reagim.

Ndër të tjera, thuhet se ka shpresë që Partia Demokratike të jetë në gjendje të kapërcejë vështirësitë aktuale, të gjejë një shtysë të re unitare dhe të zgjedhë një lidership të ri përmes një procesi sa më transparent, demokratik dhe gjithëpërfshirës.

“Një demokraci e fortë ka nevojë për opozitë të fortë”, përfundon reagimi i ambasadës italiane në Tiranë.

Top Channel