Edhe e marta do të jetë “Dita pa makina”, ku qarkullimi i automjeteve do të kufizohet për gjatë një orari të caktuar.

Më 22 mars, do të kufizohet qarkullimi i automjeteve nga ora 09:00 deri në orën 15:00, në segmentet e mëposhtme:

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ministria e Brendshme deri në fillim të “Ish- Hotel Dajti”.

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ura e “ish Hotel Dajtit” deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”.

Segmenti i rrugës “Myslym Shyri” nga kryqëzimi i Gjykatës së Lartë me drejtim dalje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

“Për shkak të bllokimit të segmentit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga Ministria e Brendshme deri në fillim të ish-Hotel Dajtit dhe në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga ura e ish-Hotel Dajtit deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”, qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet në rrugët: “Lek Dukagjini”, “Ibrahim Rugova”, “Abdyl Frashëri”, “Papa Gjon Pali II”, në bulevardin “Zhan D’ Ark” dhe në bulevardin “Bajram Curri”. Për shkak të bllokimit të segmentit të rrugës “Myslym Shyri”, nga kryqëzimi i Gjykatës së Lartë, me drejtim daljeje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” me rrugën “Ibrahim Rugova”, drejtim i detyruar djathtas”, njofton policia.

Kjo nismë u bë me dije pak ditë me parë nga kryeministri Edi Rama, i cili tha se do të bëhet për të kursyer naftën, çmimi i së cilës është rritur sërish në bursë.

Top Channel