“Bisedojmë më lirshëm”/ Çfarë u tha Basha krerëve të rretheve para se të shkonin për darkë (Replikat)

21/03/2022 18:52

Lulzim Basha, pasi dha dorëqeqjen si kryetari Partisë Demokratike, i ka ftuar krerët e degëve të PD-së, për të konsumuar një darkë.

Para se Basha të largohej nga selia e PD-së, aiu iu tha krerëve të ndërpresin bisedën në seli dhe të vazhdonin në një mjedis tjetër, ku do të konsumonin darkë me një bisedë të çliruar.

“Ju ftoj të vazhdojmë biseden jo këtu, por në një mjedis afër, të ndajmë bukën bashkë, të bisedojmë të çliruar”.

Basha ka vijuar bisedën me anëtarët, ku ka kërkuar bashkëpunim dhe takime të veçanta, por ka pasur edhe replika.

Jemin Gjana: PD shumë vështirë ta marrë veten as në 2023. E keni goditur ti dhe Sali Berisha PD në zemër

Roland Bejko: Kush e drejton partinë. Do futet në zgjedhje apo renie të lirë? Deputetet që bëjnë flirt me foltoren, pastë faqen e zezë. Kush qendron me apo pa ju kryetar, ai është politikan. Ju tërhiqeni me te drejtë për të rikandiduar apo pa kthim? Si drejtohet PD deri në zgjedhje? Nese ka negociata me foltoren, të na thuhet.

Basha: Këto dhe te tjera do te ulemi të flasim. Me ata qe shkelën vijën e kuqe në 8 janar nuk do të ketë negociata. Nëse ndarja është parimore, ka një shans të rikuperohet, nëse nukështë, kush ka marre rrugën, të shkojë. Në  mbeldhjet që kemi bërë pyetja ka qenë a i qëndrojme 9 shtatorit, pergjigjia ka qenë unanime, po i qëndrojmë 9 shtatorit.

Top Channel