Bordi i Transparencës i ngritur nga qeveria për të kontrolluar tregun e hidrokarbureve do duhej të bënte transparencë edhe në lidhje me rezervat e sigurisë.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ditën e krijimit të bordit u shpreh se do ketë kontrolle në terren

10 ditë më pas, një nga institucionet përgjegjëse, Inspektoriati Shtetëror Industrial dhe Teknik, i cili e ka edhe detyrim ligjor verifikimin e rezervave ende nuk ka asnjë masë administrative apo të japë informacion nëse vendi ka rezerva të mjaftueshme nafte.

Sipas ligjit të krijuar në vitin 1994 dhe më pas hyrja në fuqi e një VKM, në vitin 2004 e bëjnë të detyrueshme për të gjithë importuesit dhe tregtuesit e shumicës se duhet të kenë mesatarisht 90 ditë rezerva.

Nëse nuk i kanë këto rezerva, gjoba llogaritet sa 50% e vlerës së konsumit ditor.

Nëse kjo rezervë do të ekzistonte do të ishte më e thjeshtë për qeverinë të menaxhonte situatën e krizës shkaktuar nga lufta në Ukrainë, ndërsa edhe kapërcimi i menjëhershëm i çmimit në 260 lekë, mund të ishte shmangur.

Prej katër vitesh qeveria shmang miratimin e një ligji për rezervat e detyrueshme, e cila në mënyrë automatike do të krijonte edhe Agjencinë Shtetërore të Rezervave të Sigurisë që do të ishte në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Nisma u kundërshtua fort pasi agjencia do të financohej përmes një tarife që do të mblidhej në çdo një litër karburant tek rafineritë dhe shoqëritë e shumicës dhe do të shtonte kostot mbi çmimin final.

Top Channel