“Nafta  një ditë do të mbarojë, studiuesit kanë parashikuar që… “, gazetari tregon se çfarë po ndodh

21/03/2022 17:08

Gazetari Mentor Kikia foli për “Shqipëria Live” rreth situatës aktuale të masave të mara në lidhje me naftën duke thënë se ata që kanë nevojë, do ta përdorin makinën edhe sikur çmimi i naftës të arrijë kulmin.

Mendoj që jemi në kushte sërish të një  paniku. Nafta një ditë do të mbarojë, studiuesit kanë parashikuar që do jetë viti 2050. Nuk do të mbarojë në Shqipëri por do të mbarojnë rezervat globale që natyra ka prodhuar. Viti 2030 kompanitë e prodhimit të makinave do të kenë zëvendësuar teknologjinë me  automjetet elektrike”, u shpreh gazetari.

Sipas paralajmërimeve që kanë bërë ekspertët do të vijë një moment që nuk do të këtë naftë dhe për këtë arsye duhet të kursejmë.

Me këtë ritëm të përdorimit të naftës, mund të mungojë karburanti pasi rezervat natyrore do të vijnë duke u pakësuar.

Vende të ndryshme të botës po shohin si zgjidhjeje  të kësaj çështje prodhimin e makinave elektrike të cilat kanë  filluar të hyjnë në treg por në numër të reduktuar.

Top Channel