Gripi i shpendëve dhe virusi Laringotrakeit qe u identifikua më herët ka shkaktuar deri më tani ngordhjen e mbi 300 mijë pulave.

Por  nuk mjafton kjo, pronarët e stabilimenteve janë  të alarmuar pasi u kanë mbetur pirgje me pula të ngordhura, dhe autoritete përgjegjëse nuk shkojnë t’i tërheqin për ti asgjësuar duke ia kaluar përgjegjësinë njëra tjetrës .

“Asnjë nga autoritetet përkatëse nuk ka ardhur të marrë masa për eliminimin e tyre. Detyrën e ka shteti, autoriteti vendor. Flasim për alarmante se ndotja mjedisore është e lartë dhe masat i merr vetëm shtetit. Kanë filluar lëvizjet por shohim në vijim. Deri tani kanë ngordhur rreth 120 mijë pula për 4-5 ditët e fundit”

Autoriteti i veterinarisë duhet të bëjë asgjësimin e pulave te ngordhura dhe pushteti vendor duhet te përcaktojë vendin e groposjes. Por Bashkia e Durrësit ka kthyer përgjigje zyrtare se nuk ka vend për groposjen e tyre. Pulat e ngordhura mund të asgjësohen me trajtim termik ne subjekte  private te licencuara, por kjo është penguar nga Agjencia Kombëtare Mjedisit te cilët nuk japin shpjegim .

Dhe përveç pulave te ngordhura duhen asgjësuar edhe pulat e sëmura .

Pritet që në mënyrë imediate, Ministria e Bujqësisë dhe autoritete të tjera të japin urdhër për eliminimin e atyre krerëve që janë gjallë. Ne po i mbajmë krerët gjallë se nuk kemi si i menaxhojmë. Nëse do i hiqnim spinën, nuk kemi si i menaxhojmë sepse tani janë më të rrezikshëm krerët e gjallë.”

Por për shpendët e gjallë nëse asgjësohen, përveç vendit që nuk është përcaktuar ku te groposen, Ministria e Bujqësisë duhet edhe të dëmshpërbleje stabilimentet.

Top Channel