Shërbimi epidemiologjik në Durrës ka nisur vlerësimin shëndetësor dhe analizat te punonjësit e pularive të prekura nga sëmundjet infektive në Durrës, ndërkohë që është bërë dhe dezinfektimi i zonës përreth në stabilimentet në Xhafzotaj për të shmangur përhapjen e virusit.

Në stabilimentin e firmës në Borç të Manzës dhe pse është në karantinë, dyert i ka të hapura. Shiriti mungon dhe nuk ka asnjë njoftim për ndalimin e hyrjes brenda stabilimentit në karantinë, as masa për dezinfektimin e mjeteve që hyjnë në të.

Drejtuesit e institutit të sigurisë ushqimore dhe veterinare thanë se nuk kanë raste se gripi i shpendëve të ketë prekur pulat e oborreve.

Por në të vërtetë është e kundërta, sepse në fshatrat pranë stabilimenteve të infektuara kanë ngordhur edhe pulat e oborreve.

Top Channel