Dorëheqja e Bashës, delegacioni i BE: Shqipëria ka nevojë për një opozitë të fortë që i kërkon llogari qeverisë

21/03/2022 20:24

“Ne respektojmë vendimin e Lulzim Bashës për t’u dorëhequr si Kryetar i PD-së”, kështu nis reagimi i delegacionit të BE për vendimin e marrë pasditen e sotme.

Ndër të tjera, delegacioni i BE thekson se si çdo demokraci tjetër, Shqipëria ka nevojë për një opozitë të fortë që i kërkon llogari qeverisë dhe e kontrollon atë.
“Ne presim që lidershipi i ri ta luajë këtë rol vendimtar dhe të vazhdojë të mbështesë integrimin në BE si qëllim themelor të veprimit të tij, duke nxitur reformat dhe duke mbështetur reformën në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit”, thuhet në reagim.

Top Channel