Kompania ELTEK ka konfirmuar vdekjen e tre punëtorëve, të cilët ndodheshin në fabrikën ku ndodhi shpërthimi i fuqishëm në Itea të Grevenasë.

Në një njoftim për shtyp këtë të hënë, kompania sqaron se rrethanat e aksidentet po hetohen nga organet kopetente.

Jemi në një pozitë jashtëzakonisht të pakëndshme për të konfirmuar vdekjen e tre punëtorëve, të cilët ndodheshin në fabrikën tonë në Grevena, gjatë një aksidenti në linjën e prodhimit të njësisë. Rrethanat e sakta të aksidentit janë ende duke u hetuar nga organet kompetente, me të cilat kompania jonë bashkëpunon plotësisht”-përfundon deklarata për shtyp.

Shpërthimi ndodhi mëngjesin e kësaj të hëne në Itea të Grevenasë, në një fabrikë që prodhon lëndë plasëse.

Shpërthimi ishte aq i madh sa gurët e mureve apo copa betoni dhe hekura nga ambientet e fabrikës janë hedhur deri në  300 metra larg  dhe ai është ndjerë deri në një distancë prej 30 km deri në Kozan, ndërsa një re e madhe tymi është ngritur qindra metra mbi tokë.

Top Channel