Zelensky: Ukraina nuk do të përkulet para ultimatumeve ruse!

21/03/2022 20:31

“Ukraina nuk do t’i përkulet kurrë ultimatumeve nga Rusia dhe qytetet Kievi, Mariupoli apo Kharkiv nuk do të pranojnë pushtimin rus”, tha presidenti Voldymyr Zelensky për mediat ukrainase.

Zelensky është shprehur optimist se presidenti Vladimir Putin, nuk do mund të marrë dot në dorë Ukrainën. Ai tha se Ukraina nuk mund të përmbushë ulimatumin e Rusisë.

“Ndiq ultimatumin nëse do të përfundojë lufta. Ukraina nuk mund ta përmbushë ultimatumin,” tha Zelensky në një intervistë të publikuar nga transmetuesi ukrainas Suspilne.

Rusia i kishte caktuar Ukrainës një afat të fundit të mëngjesit të sotëm për t’u dorëzuar në qytetin port të rrethuar të Mariupolit, duke thënë se civilëve dhe luftëtarëve do t’u jepet një kalim i sigurt nga qyteti për sa kohë që ata të dorëzojnë armët.

Por Ukraina e injoroi atë ultimatum, duke thënë se dorëzimi nuk është opsion.

Top Channel