Vetëm në një javë, në zona të ndryshme të Elbasanit janë identifikuar 5 vatra zjarri.

Një periudhë jo e zakontë kjo për një numër të tillë zjarresh, nëse krahasohet me vitet e mëparshme. Sipas zjarrfikësve shumica e tyre janë zjarre të qëllimshme, por dhe të shkaktuara nga pakujdesia.

Zjarret në Elbasan janë shfaqur në zona të thella malore, ç’ka e bën të pashpjegueshëm shkakun e tyre. Por ndërsa dëmet janë të konsiderueshme, shumë rrallë piromanët janë vënë para drejtësisë.

Vetëm në 24 orët e fundit u dogj një sipërfaqe prej 5 ha, përkatësisht në malësitë e fshatit Petresh dhe Shushicë. Sipas specialistëve të shërbimit zjarrfikës, këto zona janë të përshkueshme vetëm nga barinjtë ndaj dhe kjo mbetet pista kryesore ku duhet të fokusohet policia.

Top Channel